Ishte i varfer, vetevritet 30-vjecari
Shkaqet ekonomike kane bere qe nje 30-vjecar t'i jape fund jetes duke u hedhur nga kati i trete i pallatit ku jetonte. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare nga burime zyrtare te policise se kryeqytetit. Klodian Xibraku ka humbur jeten mesditen e djeshme ne rrugen "Muhamet Gjollesha", ne Tirane, kur eshte hedhur nga ballkoni i baneses se tij, duke rene ne asfaltin e rruges kryesore. Edhe pse ndihma e pare nuk i ka munguar, i riu ka humbur jeten, pasi goditjet e mara gjate renies i kishin shkaktuar plage te renda, ne pjese te ndryshme te trupit dhe ne koke. Burimet e policise, te cilat kane shkuar ne vendin e ngjarjes, bene te ditur se 30-vjecari vuante nga depresioni prej disa muajsh, pasi gjendja ekonomike ishte e renduar, ndersa ishte dhe i martuar. Menjehere eshte njoftuar policia, e cila ka shkuar ne vendin ku ka rene i riu per te nisur hetimet e para. Gjate marrjes ne pyetje te te afermve te viktimes, eshte mesuar se ai vuante prej disa muajsh nga depresioni dhe ne nje gjendje te rende eshte hedhur nga kati i trete i shtepise, kur nuk ka pasur te pranishem, duke gjetur vdekjen. Pas kesaj, trupi i viktimes eshte derguar ne morgun e spitalit, ku pritet te kryhet dhe autopsia si dhe analizat mjeko-ligjore.
A.C
A.C