Bie nga kamioni, aksidentohet me vdekje, punëtori turk

18/03/2005 Qeman Kaja, 24 vjeç, kishte një vit që punonte në Shqipëri për firmën “Mapa”
ELBASAN - Një punëtor turk ka gjetur vdekjen mëngjesin e djeshëm si pasojë e një aksidenti teksa shkarkonte disa materiale ndërtimi përgjatë aksit rrugor Elbasan-Librazhd. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se Qeman Kaja, 24 vjeç, punëtor ndërtimi, i mbërritur nga Turqia, një vit më parë, ka rënë nga kamioni, teksa zbriste pllaka betoni, duke përplasur kokën në asfaltë. Tentativa për ta trasportuar në spital ka qenë e kotë, pasi 24-vjeçari ka gjetur vdekjen rrugës.
Aksidenti
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur punëtori sapo kishte nisur punën përgjatë aksit rrugor Elbasan-Librazhd në afërsi të urës së re të fshatit Xibrrakë. Ai kishte mundur të zbriste disa pllaka betoni, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi rreth dy metra, duke u përplasur mbi asfalt. Rënia i ka shkaktuar dëmtime në pjesën e pasme të kokës dhe si pasojë një hemorragji i ka marrë jetën.
Ende nuk është dhënë një version i saktë në lidhje me këtë ngjarje, por nga banorët, që kanë parë me sy rënien e punëtorit, mësohet se një rrëshqitje e tij ka bërë që të rrëzohet nga kamioni.
Hetimi
Ndërkohë pritet përfundimi i hetimeve nga grupi hetimor, i cili ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke marrë në pyetje edhe banorët e zonës. Provat materiale nuk kanë sjellë të gjithë rrethanat e ngjarjes. Në vendin ku ka gjetur vdekjen punëtori, grupi i hetimit ka bërë këqyrjen, por nuk ka patur shumë “punë”, pasi atje kishin mbetur vetëm disa shenja gjaku dhe asgjë më tepër.
Ndërkohë, policia ka konfirmuar se vdekja e punëtorit ka ardhur aksidentalisht, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Sipas drejtuesve të firmës turke “Mapa”, Qeman Kaja, punonte prej një viti te kjo firmë, si specialist ndërtimi. Ato kanë rendur të informojnë familjarët në Izmir të Turqisë, ndërsa trupi i pajetë i 24-vjeçarit ndodhet në morgun e spitalit të Elbasanit.
Rastet e punëtorëve të huaj, që kanë humbur jetën aksidentalisht duke punuar në vendin tonë, tashmë nuk janë të pakta. Këto ngjarje kanë ndodhur sidomos gjatë hapjes së rrugës në zonën shkëmbore, ku edhe ka patur të dëmtuar. 24 vjeçari është punëtori i tretë i huaj që ka humbur jetën në punë.
Dëshmia e 83-vjeçares
“E pashë vetë si ra nga makina”
Fare pranë vendit ku ndodhi aksidenti është dhe shtëpia e vjetër ku jeton familja Shkalla. Një nga pjesëtarët e kësaj familjeje ka parë momentin kur ka rënë 24-vjeçari.
Kujtime Shkalla, 83 vjeçe, ka treguar dje për gazetën “Metropol” se ka qenë në oborr, kur nga kamioni ka parë të rrëzohet mbrapsh punëtori turk. Ajo tregon se ai po zbriste pllaka, që i vendoste tek ura, dhe në këtë kohë ka rënë nga automjeti, duke përfunduar në asfalt. Ka qenë shoferi i kamionit, nga i cili ka rënë Kaja, që e ka transportuar në spital, por, me sa mësova shprehet e moshuara, ai kishte vdekur”.
Ky aks rrugor është shfaqur mjaft problematik për sa i përket aksidenteve në punë. Gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 5 raste të punëtorëve të dëmtuar, shqiptarë dhe turq, të cilët kanë përfunduar në spitalin rajonal, ku kanë marrë edhe shërbimin mjekësor.