Tre lushnjarët: “Numri është i Leonard Priftit”

18/03/2005 Dyshohet se të ndaluarit mashtrojnë që të ndalet kërkimi ndaj të akuzuarit si pjesËtar i “Bandës së Lushnjës”
Tre lushnjarët e ndaluar dy netë më parë për pengim me dashje të hetimit për zbardhjen e të vërtetës së shpërthimit të eksplozivit te “Don Bosko”, ku mbeti i vdekur një person, kanë pohuar se e njihnin numrin që i përkiste viktimës. Ata kanë deklaruar se numri i përkiste një mikut të tyre, i cili quhet Leonard Prifiti dhe është një nga të akuzuarit e “Bandës së Lushnjës” dhe gjykohet në mungesë, pasi nuk është bërë ende e mundur të ekzekutohet nga policia urdhri i arrestimit i lëshuar nga prokuroria. Por të dhënat fizike të konstatuara nga mjeko-ligjorët tek viktima, nuk korrespondojnë me ato të Leonard Priftit. Dyshohet se të ndaluarit kanë pohuar se numri i përkiste Priftit, me qëllim që ky i fundit të mos kërkohej më nga policia.
Dëshmia
Të vetmet fraza të pohuara para hetuesve nga tre të ndaluarit lushnjarë, Elvis Pethi, Ardian Llapushi dhe Mario Hasani, 25 vjeç, janë se e njohin numrin që iu gjet viktimës dhe se ai i përkiste Leonard Priftit. Nga verifikimet paraprake rezulton se, tre të ndaluarit kanë lidhje miqësore me Priftin. Dëshmia e tre të ndaluarve lidhur me poseiduesin e numrit, u bë e ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime të policisë kryeqytetase, të cilat sqaruan se, fillimisht, ata nuk kanë pranuar të kishin kryer thirrje me këtë numër. Por, pasi hetuesit e Prokurorisë i kanë ballafaquar me tabulatet e thirrjeve të shumta, në mënyrë reciproke që ata kishin kryer me këtë numër, të ndaluarit kanë pohuar se ky numër i përkiste njërit prej të akuzuarve si anëtar i “bandës së Lushnjës”. Nga burimet mësohet se, edhe natën e ngjarjes, tre të ndaluarit kanë kryer disa herë thirrje telefonike me numrin e kartës së gjetur ne vendngjarje. Pasi kanë marrë këtë përgjigje nga personat e akuzuar për pengim të zbulimit të së vërtetës të bërë qëllimisht prej tyre, janë verifikuar të dhënat fizike të Leonard Priftit, që disponohen me ato të viktimës. Burimet thonë se nga ky verifikim rezulton se të dhënat fizike të dy personave nuk kanë asnjë ngjashmëri. Është konkluduar se viktima, edne i paidentifikuar, nuk është Leonard Prifti, sqarojnë burimet.
Hetimi
Policia dhe Prokuroria ka hedhur dyshime lidhur me dëshminë e vetme të dhënë nga tre të ndaluarit, se numri i telefonit i gjetur në vendngjarje i përket Leonard Priftit. Kjo, pasi nga verifikimet ka rezultuar se viktima nuk është personi në fjalë. Burimet e policisë thanë dje për gazetën se, dyshohet që tre të rinjtë lushnjarë të kenë gënjyer qëllimisht, që i afërmi i tyre t’i shpëtojë ndjekjes së policisë. Mësohet se me anë të kësaj dëshmie, ata kanë dashur që viktima të identifikohej si Leonard Prifti dhe ky i fundit të mos kërkohej më nga policia, pasi ndaj tij ka një urdhërarresti dhe po gjykohet në mungesë për krime të rënda. Prifti akuzohet si një nga anëtarët kryesorë të “bandës së Lushnjës” dhe dyshohet si autor i disa vrasjeve, sqarojnë burimet. Ato shtojnë se ende nuk është bërë i mundur identifikimi përfundimtar i personit që u shkrumbua, si pasojë e shpërthimit të tritolit, që mendohet se mbante vetë në duar. Por nga informacione të marra në rrugë operative dyshohet që ai të jetë banor i rrethit të Lushnjës. Ndërsa një denoncim nga qytetarët për zhdukje personi duket thuajse i pamundur. Kjo, pasi nga hetimet e deritanishme të kryera nga disa prokurori të vendit, rezulton që anëtarët e “bandës së Lushnjës” të jenë mjaft kompakt mes tyre. Burimet përfundojnë se po hetohet nëse autovetura tip “Volvo”, brenda të cilës u gjetën municione dhe maska, ka qenë përdorur apo jo nga bashkëpunëtorët e mundshëm të viktimës. Tre lushnjarët e ndaluar dy netë më parë sot pritet të paraqiten në gjyaktë për dhënien e masës së sigurisë ndaj tyre. Burimet përfundojnë se në të njëjtën pistë po hetohet edhe për djegien e autoveturës së motrës së nënës së oficerit Kledi Bano, që u ekzekutua nga kjo bandë. Task Forca hetim për objektin e atentatit të dyshuar
Hetimi lidhur me objektin e atentatit që dështoi dy javë më parë në një pallat në rrugën “Don Bosko”, ku mbeti i vdekur vetë autori i dyshuar, po kryhet nga struktura e Task Forcës pranë prokurorisë. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të policisë kryeqytetase, të cilat sqaruan se Task Forca po heton lidhur me objektin e këtij atentati. Pas dyshimeve se objekt mund të ketë qenë një ish-zyrtar i lartë i policisë, hetimi u fillua edhe nga Task Forca. Kjo për shkak të cilësive të veçanta të personit në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për efekt sigurie. Burimet sqarojnë se është kopetencë e kësaj strukture të prokurorisë që të hetojë mbi çështjet kur “viktima” është një person me cilësi të veçanta.