E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrëshqet fshati,shemben 25 shtëpi

18/03/2005  Fier/ Banorët, protestë para prefekturës

FIER - Kanë protestuar dje, para Prefekturës së Fierit, 25 familjarë të shtëpive të shkatërruara disa ditë më parë nga shembjet e dheut dhe problemet tektonike në aksin rrugor Fier-Patos. Ngjarja, ku 25 banesa janë rrafshuar njëra pas tjetrës, ka ndodhur pak ditë më parë në fshatin Lalar, rreth 3 km larg qytetit të Patosit në rrugën që shkon për në Ballsh. Banorët e këtij fshati, me rreth 100 shtëpi, ankohen se problemi i tyre nuk ka gjetur zgjidhje në pushtetin vendor, madje edhe në Prefekturë, ku janë ankuar disa ditë më parë. ”Ne jemi ankuar ditë më parë në prefekturën e Fierit dhe kemi kërkuar takim me prefekten Rajmonda Stefa, por askush nuk na ka dëgjuar hallin dhe problemet tona -shprehet Banush Gjoka, banor i fshatit Lalar, shtëpia e së cilit është shembur, pasi ka qenë buzë rrugës Patos-Ballsh, në kilometrin 4, rruga e së cilës është bërë disa herë problem në media për shembjen e saj. Një tjetër banor shprehet se kanë edhe s’kanë shtëpi, pasi gjithçka bie jashtë futet edhe brenda. ”Ne jemi njerëz të varfër dhe me probleme sociale - shprehet ai - dhe shteti duhet të na ndihmojë.” Por lidhur me këtë problem sërish banorët nuk kanë marrë një përgjigje të dëshiruar, por burime brenda Prefekturës pohojnë se ky problem duhet të lidhet edhe me fondin e pushtetit vendor të tyre. Në kundërshtim me këtë pohim, banorët shprehen se në pushtetin vendor u është dhënë përgjigjja se nuk ka fonde, pasi ky nuk është çelur pasi nuk është miratuar buxheti i vitit 2005.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›