E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikoi të miturën, pranga të dyshuarit

Hetimet

Një person i dyshuar për trafik të miturish ka rënë në prangat e policisë kryeqytetase me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda, pasi kërkohej prej pak kohësh. Burimet policore thanë se specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme bënë të mundur ekzekutimin e urdhri të ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Ermal Niko çani, 24 vjeç, banues në fshatin Vodicë Berat. Urdhri i ndalimit është lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi ky shtetas është i dyshuar për veprën penale të “trafikimit të të miturve”. Sipas të dhënave policore, ai dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër kanë trafikuar një femër, që ishte në moshë të mitur.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›