Roja i shkollës arrestohet për vjedhjen e kompjuterëve
Elbasan
Personi që duhej të ruante një shkollë të mesme në qytetin e Elbasanit akuzohet si autor i vjedhjes së disa pajisjeve elektronike në këtë institucion. Sipas burimeve zyrtare të policisë, është bërë arrestimi në flagrancë i 45-vjeçarit E.Muzhaqi, lindur dhe banues në lagjen “Beqir Dardha” të Elbasanit, i punësuar si roje në shkollën e mesme "Mahmut Ali Cungu". Arrestimi u bë pasi dyshohet se ai është autori i vjedhjes së tre kompjuterëve të instaluar në kabinetin e informatikës së kësaj shkolle. Nga ana e policisë po punohet për dokumentimin e plotë të veprës penale dhe materialet iu kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
#