Arqile Boti varroset në vendlindje
Lamtumira
Mjekut i njohur Arqile Boti është përcjellë dje në banesën e fundit, në fshatin e tij të lindjes. Familjarët dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit në një ceremoni e cila u zhvillua në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Të pranishëm ishin edhe ish nxënës të tij të cilët shprehen dhembje për vdekjen e mjekut të njohur dhe vlerësim për atë që mësuan prej tij. Mjeku i njohur popullor Arqile Boti ndërroi jetë të hënën në Tiranë në moshën 71-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë ë të pashërueshme. I lindur në Dropull në 22 mars të vitit 1939. Ai u diplomua në fillim të viteve 60 për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Tiranës. Mjeku Boti u bë i njohur në mbarë vendin me ushtrimin e mjekësisë alternative.
#