E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga shtylla, vdes elektricisti kuçovar

Ka hipur të riparojë një defekt në një shtyllë elektrike, por kjo e fundit është rrëzuar bashkë me elektricistin për tokë. Për pasojë, 52-vjeçari Refat Sherifi nga Kuçova ka gjetur vdekjen pasditen e djeshme, pak minuta pas ngjarjes. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se Sherifi me profesion elektricist në firmën AE-KONSTRUKSION ka hipur për të punuar në një shtyllë elektrike, kur kjo e fundit është këputur nga fundi dhe ai ka rënë në tokë pa ndjenja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.40 minuta, në Komunën Klos të rrethit të Elbasanit, rreth 40 km larg qytetit. Shokët e tij kanë tentuar ta ndihmojnë, duke e nisur drejt spitalit të Elbasanit, por me gjithë përpjekjet plagët e shumta që kishte marrë, kanë çuar në vdekjen e 52-vjeçarit. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e vdekjes së elektricistit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›