Vdes 18-vjeçari, kthehej nga mbrëmja e maturës
Dy kanë qenë viktimat e aksidenteve të rënda të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Durrës dhe në Korçë. Kështu, në Durrës
një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën një 18-vjeçari nga Tirana, ndërsa janë në gjendje të rëndë dy maturantët e tjerë. Ngjarja e rëndë rrugore ndodhi në orën 04.00 të mëngjesit të së mërkurës, në mbikalimin që ndodhet në hyrje të Durrësit, tek Ura e Dajlanit. Viktima është Klajdi Nina, 18 vjeç nga Tirana dhe ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip "Alfa Romeo" me targë TR 4241, kur ka humbur kontrollin në drejtim dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me trafikndarëset. Si pasojë e kësaj përplasjeje ka gjetur vdekjen 30 minuta pas ndodhjes së aksidentit 18-vjeçari Nina, ndërsa janë në gjendje të rëndë shëndetësore dy pasagjerët e tjerë të mjetit, Matilda D. dhe Amarildo Lamaj, të dy nga kryeqyteti. Të tre të aksidentuarit ishin shokë klase dhe pas festimit të mbrëmjes së maturës në Tiranë kishin vendosur ta vazhdonin festën në plazhin e Durrësit, por pa mundur ta bëjnë këtë, për shkak të aksidentit të rëndë.
Ndërsa në Korçë, një aksident i ndodhur në aksin nacional Korçë- Kapshticë ka marrë jetën e një 70-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.45 të së martës, kur Nihat Mançe, viktima e këtij aksidenti, ka qenë duke kaluar rrugën dhe i ka ndërprerë lëvizjen një mjeti që vinte në drejtim të Korçës. Va.Qy./Ju.Dh.