Një në pranga, për kultivim kanabisi
Operacioni i koduar "Topografi" çon në pranga një prej të dyshuarve si kultivues të bimëve narkotike në Krujë, ndërsa vazhdon të shtrihet kërkimi për gjetjen e parcelave të tjera në pyjet e zonës. Mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 01.00, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dashamir Cungu, 37 vjeç nga fshati Verjon i Komunës Nikël në Krujë. Pas operacionit të forcave speciale dhe atyre të policisë së Durrësit e Krujës për asgjësimin e 5100 rrënjëve kanabis sativa, hetimet kanë treguar se zotëruesi i sasisë së bimës narkotike ka qenë 37-vjeçari Cungu. Ai do të përballet me akuzën për kultivim të bimës narkotike, ndërkohë që aksioni i policisë do të vazhdojë dhe ditët e ardhshme.