E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surpriza e ëmbël, një tortë gjigjande me SP 100 m2

Autori i Lajmit: red.
“Gara pambarim kundër produkteve të importit nxit fabrikat vendase për më shumë cilësi e sqimë, teknologji të avancuar, investim në imazh, në përpjekje që konsumatori t i ndjekë hap pas hapi. Mbrojtja e konsumatorit dhe siguria ushqimore, qëndrojnë në majën e piramidës së “Balkan Modus Nutriendi”

Shoqëria “Klik Ekspo Group” në këtë pranverë kthehet në kultivues të shijes së produktit “Shqipëri”. Asnjëherë më parë ngjyrat e sofrës shqiptare nuk kanë mbërritur tek ju si në ekspofestivalin e titulluar “Balkan Modus Nutrienti” që fillon në datat 7-10 maj në gjelbërimin e Hotel Rogner Europapark. Hapja e këtij eventi, mes atmosferës festive që do ta shoqërojë, do të embëlsohet nga një surprizë e ëmbël. Një përpjekje për përfshirjen në librin e lakmuar të rekordeve Guiness do të jetë dhe torta me përmasa marramëndëse (sipërfaqja e tortës do të jetë afërsisht 100 m2) që do të përgatitet nga pastiçierët garues në Festivalin Gastronomik.
Festivali i Gastronomisë
E veçanta e kësaj sofre shumëngjyrëshe është Festivali i Gastronomisë. Ai vjen si një manifestim në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare të Gastronomisë. Përgjatë ditëve të ekspozimit, shefat më të mirë të kuzhinës shqiptare, por edhe të ftuar nga Federata Gastronomike e Greqisë, Turqisë, Polonisë, Kinës, Italisë, Izraelit etj, do të vihen në garë për të arritur çmimet që do t u akordohen në fund të manifestimit. Orare të veçanta do t i dedikohen dhe nxënësve të Shkollave të Hoteleri&Turizmit.
Prodhuar në Shqipëri
Lëvizja “Unë konsumoj “Prodhuar në Shqipëri”, është platforma promovuese që kërkon të infiltrohet në mënyrat e përzgjedhjes së konsumatorit shqiptar duke e ndërgjegjësuar për afrimin me prodhimin vendas. “Prodhuar në Shqipëri” lë pas përhumbjen e tranzicionit të tejzgjatur, për t u rikthyer me ngulm vitet e fundit në preferencat e konsumatorit vendas. Gara pambarim kundër produkteve të importit nxit fabrikat vendase për më shumë cilësi e sqimë, teknologji të avancuar, investim në imazh, në përpjekje që konsumatori t i ndjekë hap pas hapi. Mbrojtja e konsumatorit dhe siguria ushqimore, qëndrojnë në majën e piramidës së “Balkan Modus Nutriendi”. Kjo nënndarje konceptuale dhe organizative e këtij aktiviteti i është kushtuar nismave të Ministrisë së Bujqësisë dhe organizatave ndërkombëtare në mbrojtje të shëndetit dhe interesave të konsumatorit, nëpërmjet plotësimit të normave të sigurisë dhe cilësisë së ushqimeve që serviren në treg. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave nga ana tjetër prezanton Programin për Ndryshimet Klimatike, Projektin e Zhvillimit të Burimeve Ujore dhe projektin për Menaxhimin e integruar të ekosistemit të bazenit të liqeneve të Prespës në Shqipëri, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Greqi.
Vaji i Ullirit
Një ngjarje tepër simbolike e këtij ekspofestivali do të jetë Dita Kombëtare e Vajit të Ullirit . Është një event i organizuar nga Albanian Agriculture Competitivness AAC /USAID, program i cili mbështet sipërmarrësit shqiptarë të agrobiznesit. “Balkan Modus Nutrienti” i kushton një vëmendje të madhe ushqimeve bio-organike dhe hapësira të pakursyera organizmave financues në ndihmë të zhvillimit dhe përditësimit teknologjik të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, sensibilizim e divulgacion për projekte të iniciuara nga Ministria e Bujqësisë ne kuadër të produkteve BIO. Këndi i debateve dhe diskutimit të problematikave të sektorit, sportelet informative, etj, përbëjnë fillin produktiv të manifestimit.
Kuzhina tradicionale
Pavionet e produkteve dhe gatimeve tipike do të na rikthejnë në shijet autentike të të parëve, në rigjetjen e kulturës së “të ngrënit mirë”. Shefa kuzhine me famë do të ftohen për të ofruar eksperienca të fituara në vite, në funksion të njohjeve të vlerave të pamasë ushqimore. Do të organizohen në orë të caktuara të ditëve të aktivitetit demostrim i gatimeve me një publik të specializuar, kurse formimi, konkurse e festivale pijesh, degustim dhe vlerësime...
FESTIVALI I PIJEVE BALLKANIKE
Gadishulli Ballkanik i njohur për temperamentin e tij ekspresiv,
në jetën e tij nuk mund të anashkalojë edhe prodhimin e pijeve.
Është një traditë mjaft e gjatë e nisur kjo në antikitet dhe e vazhduar edhe gjatë historisë së këtij gadishulli i cili në një nga gjuhët e ballkanit do të thotë mjaltë dhe gjak. Edhe në Festivalin e Pijeve Ballkanike, për vizitoret dhe të gjithë ata që preferojnë pijet alkolike, ekspozuesit u ofrojnë vizitoreve kënaqësinë e degustimit në vend të rakisë artizanale të Përmetit, rakisë dhe verërave të Skraparit, produktet cilësore të traditës së hershme të Kantinës së Pijeve Durrës, konjakun me formulën e veçantë të Korçës, etj por edhe, shlivovicës jugosllave, uzos greke, llozovas maqedonase, rakisë turke etj.
Festivali i Birrës
Festivali i Birrës i iniciuar për herë të parë më shumë sukses në
Konfort 2002 falë përvojës së Klik Ekspo Group ofron ekspozimin
e Birrës “Made in Albania”. Të gjitha Fabrikat e Birrës shqiptare, pa munguar asnjë, ekspozuan për herë të Parë të vëna pranë, në një sallon të vetëm, pa konkurencë mes tyre, por në shërbim të një produkti dhe të një marke që po përballej për herë të parë me importin e sprovuar. I ideuar si një festë e vërtëtë, me protagonist vetë publikun, Festivali përzgjedh inkurajimin
e kompetivitetit, përmes shpërndarjes së Çmimeve dhe medaljeve të
posaçme që shpallen nga një komision profesional i degustimit, mbështetur nga vota e publikut që vershon në ambientet e Festivalit.
Ekspozimi i produkteve
Janë konceptuar hapësira të veçanta ekspozuese, të kuruara nga organizatori, për t i lehtësuar promovimin edhe atyre prodhuesve të cilët per motive të ndryshme nuk do të mund të përballonin pjesëmarrjen individuale (produkte ushqimore artizanale etj). “Balkan Modus Nutrienti” është në vetvete edhe një alternativë në ndihmë të turizmit shqiptar. Atmosfera që do të krijohet do të ishte një mënyrë e re rivlerësimi e produkteve bujqësore tipike, mënyrave artizanale të prodhimit të verërave, pijeve, bulmetrave, e madje dhe duhanit, etj. duke përfshirë ndër të tjera mjete mbështetjeje për zonat rurale. Duke mos iu ndarë realizmit të pakicës (apo mungesës) së fermave agrituristike në vend, okazioni do të jetë i mbarë për shkëmbimin e eksperiencave me ndërkombëtarët e sektorit, të cilët do të jenë prezentë fizikisht dhe në mënyrë audiovizuale me projektime të ndryshme filmike nga Agriturismo-t më tërheqës i dhjetëra krahinave të Italisë fqinje, Serbisë, Malit të Zi etj.

Tipike Shqiptare
Pavionet e produkteve dhe gatimeve tipike sipas trevave Shqiptare, do të na rikthejnë në shijet autentike të të parëve,
në rigjetjen e kulturës së “ të ngrënit mirë”.

Oreksi vjen duke ngrënë
Shefa kuzhine me famë do të ftohen për të ofruar eksperienca fituar në vite, të veçanta të kuzhinës ballkanase, njohje të vlerave të pamata ushqimore. Organizimi në orë të caktuara të ditëve dhe i demostrimit të gatimeve me një publik të
specializuar, kurse formimi etj.

Konkurse e Festivale pijesh, degustimi dhe vlerësimesh, me
kulminacionin e Ditës së Pijes Tradicionale Shqiptare: “Rakia, përpjekje për njohje në tregjet ndërkombëtare”.

Shije te certifikuara
Mbrojtja e konsumatorit dhe siguria ushqimore, qëndrojnë në
majën e piramidës së Balkan Modus Nutriendi. Kjo nënndarje
konceptuale dhe organizative e Panairit, i është kushtuar nismave
Minisitrisë së Bujqësisë dhe organizatave ndërkombëtare në mbrojtje të shëndetit dhe interesave të konsumatorit, nëpërmjet plotësimit të normave të sigurisë dhe cilësisë së ushqimeve qe serviren në treg.
Ky lajm është publikuar: 07/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›