Dashuria, përdor kurdoherë të njëjtën gjuhë
Autori i Lajmit: red.
Zoti Viktor, na tregoni pak për karrierën tuaj artistike…
Kam mbaruar liceun artistik “Jordan Misja” në degën e artit dramatik, e më pas vazhdova e më pas vazhdova shkollën e lartë të arteve “Aleksandër Moisiu”. Gjatë viteve të shkollës së lartë kam marrë pjesë në disa nga shfaqjet e Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. Pas mbarimit të shkollës u emërova në Gjirokastër, në fillim si regjisor i Shtëpisë së Kulturës, më pas si aktor i Estradës profesioniste. Në vitin 1968 së bashku me Bernard e Bukuroshe Kokalarin isha bërthama e teatrit të parë profesionist në atë qytet. Në vitin 1971 u emërova si pedagog i fjalës artistike në degën e dramës pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë ku qëndrova 20 vjet, periudhë të cilën e konsideroj si më të bukurën e jetës sime artistike. Kam marrë pjesë në disa filma artistik ndër të cilat do të nënvizoja “Malet me blerim mbuluar”, “Gëzhoja e vjetër”, “Taulanti kërkon një motër”, “Kur po xhirohej një film”e disa të tjerë. Ndërkohë kam interpretuar disa role në teatër duke filluar nga Peter Petrusin tek “Një dashuri e tillë” e Pavel Kolurtit, Genci tek “Shtëpia në boulevard” e P. Pacramit, Vagabondi tek “Njeriu që pa vdekjen me sy” e V. Eftimiut, shërbëtorit tek “Tufan në Dovbel” e L.Qafezezit, Alberin tek “Shtëpia në Bulevard” e Teodor Laços e mjaft të tjerë që të mos e zgjat si CV-ja e Vensonit tek veprat që po luajmë.
Cili nga rolet apo karakteret është më i dashur për ju, kë nga personazhet do të veçonit?
Në kinematografi është roli i Jahos në filmin “Malet me blerim mbuluar” me regjinë e mençur të të mençuritt Dhimitër Anagnisti, që kundoherë në art foli kur kishte diçka për të thënë, që e dinte me bindje atë që thoshte dhe kishte mjeshtërinë e lartë si ta thoshte. Dhimirët Anagnosti nuk skuqet dot për asnjë nga veprat e tij. Unë i jam veçanërisht mirënjohësë për atë që më besoi e më ndihmoi të krijoj.
Ne teatër do të theksoj rolin e parë të diplomës në skenën e Teatrit Kombëtar me regjinë e mjeshtrit fisnik Mourk Mihallaq Luarasit, atë të Peter Petrusit tek “Një dashuri e tillë”. Dhe ashtu siç mbahet mend dashuria e parë, prandaj theksova “Petrusin”, kapërcej rreth 30 e ca role dhe ndaloj tek dashuria e fundit që po jetoj: Fredi, plakushi çamarok tek komedia e Loren Bafi “Tok-Tok”, e përkthyer merrr titullin “Të gjithë kanë huqe”, që e jetojmë përsëri në skenën e Teatrit Kombëtar.
Ku e gjeni veten zoti Viktor, tek cili personazh apo karakter?
Do ta gjeja veten tek roli i …… ose role si…., po ç tja u them kot. Ç ju interesojnë ju edhe as jam mazokist sa t jua tregoj të tjerëve plagët e mia. Rolet që unë ëndërroja qoftë nga letërsia klasike qoftë edhe ajo kontemporane mbeten në të njëjtën nushë rinie që kishin edhe më 1615 kur i shkroi Shekspiri, ndërsa unë mungova në skenë vetëm 20 vjet dhe tani që u ktheva ….. treni ka ikur. Ç rëndësi ka për ju dhe lexuesin ku do të shkoja unë, rëndësi ka që nuk e arrita trenin, të tjerat, thotë Hamleti- Janë heshtje!
Rikthim i dyfishtë, Gëzim Kame në teatër dhe gjithashtu ju në skenë…
Një pasaktësi e vogël në pyetjen tuaj. Jo rikthim i Gëzim Kames në teatër, sepse Gëzimi në teatër nuk ka pushuar së qëni, me trupa private, në teatrin e Korçës, në Prishtinë, Shkup, Fier e të tjerë. Duhet saktësuar dhe kjo ka rëndësi më shumë jo për të se sa për gjendjen e teatrit. Rikthimi i Gëzim Kames në Teatrin Kombëtar. I imi dhe i Gëzimit janë vërtetë të dyja rikthime, por për hir të së vërtetës duhet të pohoj se ndërsa teatrit i duhej Gëzimi mua më duhej teatri.
Jeni një nga aktorët e shfaqjes “Të gjithë me huqe”. Cilin karakter luani aty?
Personazhi quhet Fred, është 70 vjeç dhe që në fëmijëri vuan nga sindromi Turett. Ky sindrom të ndan nga njerëzit pasi, pa kontroll zbraz një arsenal fjalësh të pista, dhe bën gjeste dhe veprime të papëlqyera, jashtë vullnetit tënd.
Është rol i krijuar me shumë dashuri e dhimbje nga autori që mbart dhe transmeton edhe mesazhin human që transmeton vepra: Do ti ndihmosh të tjerët, do gjesh edhe zgjidhje për problemin tënd, kur të mos mendosh për vete, kur të harrohesh, të çlirohesh dhe të bësh ç është e mundur duke i zgjatur dorën. Të ndihmosh të afërmin tënd që aq shumë ka nevojë. Një nga personazhet e veprës, Maria e trajton këtë si moralin kristian “Ndihmoje tjetrin si veten” ose “Ndihmoje tjetrin dhe qielli do të të ndihmojë”, ndërsa në vepër shpëtimi i secilit vjen jo duke e mbajtur kokën përpjetë e duke pritur nga lart. Zgjidhja është brenda nesh, tek ura e komunikimit, mirëkuptimit e bashkëbisedimit me njëri-tjetrin.
Skena, cilat janë vlerat që keni gjetur ju zoti Viktor, brezi juaj dhe cilat janë vlerat që gjejnë të rinjtë sot?
Çdo njeri bëhet ai që do të bëhet dhe çdo njeri e gjen atë që kërkon. Ai që nuk përfshihet në këto që unë besoj, nuk lufton, nuk përpiqet, nuk ka synim nuk ka ideale dhe modele që do të ndjekë.
Të rinjtë, aktualisht, me lëvizjen e kufizuar teatrore, i kanë më të kufizuara mundësitë, por kjo nuk duhet t ju kufizoj ambicien e fantazinë. Askush nuk i tregon atij që u hodh në det kur u rrezikua anija, se si të lëvizë duart për të shpëtuar dhe as cilën nga copat e objekteve lundruese që janë në sipërfaqe duhet të kapë për të dalë në breg. Tregues në këtë rast është dashuria për jetën. Le të tregojnë, se sa e duan veten në art edhe kur të tjerët i shohin me skepticizëm!
Ashtu siç nuk heqim dorë në refuzimin e parë të dashurisë dhe menjëherë ndezim motorrin e sedrës së fyer, edhe gjejmë qindra mënyra në dhjetëra netë pagjumësie, le të shohin po kështu dashurinë për artin, nëse kjo ekziston dhe nuk është vetëm pozë.
Sa Don Zhuan ka qenë Viktor Zhusti dhe cilat kanë qenë eksperiencat tuaja në dashuri?
Uau! Pyetje tronditëse aq edhe intriguese. po duke qenë se premtova të jem i hapur në çdo sondazh tuajin, po ju përgjigjem. Midis dashurisë dhe diellit ka një lidhje të ngushtë reale dhe simbolike. Të dyja ngrohin, të dyja ndriçojnë, të dyja zbukurojnë dhe i japin jetë jetës. Edhe raporti i njeriut me to është i njëjtë. Njeriu para tyre është dytësor, i ndërvarur. Duke u zhveshur për banjë dielli, nuk lozim me diellin, nuk e ngacmojmë ne dot atë, ne vetëm e lëshojmë trupin nën rrezet, ngrohtësinë, përkëdheljet e tij. E njëjta gjë ndodh edhe me dashurinë. Është aq e bukur edhe e fortë ajo që poeti i vallëzimeve të liqenit dhe shpirtit, Lazgush POradeci thotë, “Se nuk dashuronim as unë e ti, por dashuronte dashuria”. Dashurinë nuk e kurdisim dot, nuk e drejtojmë dot, nuk e mposhtim dot dhe as e sundojmë dot. Jemi robër të saj, lëvizim nën rrotat e nervozizmit të saj, jemi gjethe vjeshte që i vërtit në ajër vrulli i saj, jemi varka letre fëmijësh që era i shtyn nga bregu në thellësi. Don Zhuani nuk është dashnor. Don Zhuani është sipas një termi të kohës menaxher, biznesmen i një lloji dhe një produkti të veçantë. Ai është xhongler. Ai nuk tronditet, nuk vuan, ai trondit dhe plagos. Të jesh Don Zhuan do të thotë që të rreshtosh pas vetes e të numërosh një varg viktimash. Unë e kthej kokën prapa, shoh një bosh të pakufi dhe ngre supet sikur të pyes ku janë! Dhe në çast, me dhimbje konstatoj se viktima e vetme që mbetet nga një dashuri, jam unë.
Si e mendoni konceptin e dashurisë në dy breza, përjetimet e saj?
Dashuria në dy breza? Pyetje e çuditshme. Në veprën e fundit të Markezit, Histori kurvash të trishta” përshkruhet një 90 vjeçar që në përvjetorin e lindjes së tij vendos t i bëj vetes një dhuratë të çuditshme. Të kalojë një natë me një çupëz të virgjër, mall i rrallë në kohët tona, por sidoqoftë e gjen. Meqë çupëza e vogël 14-15 vjeçare ishte shumë e lodhur nga puna në fabrikë, bën banjë, zhvishet dhe shtrihet në krevat duke pritur klientin e parë, por është kaq e lodhur sa e zë gjumi. Dhe burri ishte 90 vjeç, se quaj dot plak as nga fantazia dhe as nga energjia e dëshira për jetën, qëndron pranë saj gjithë natën, duke e adhuruar këtë ëngjëll, kupton sa e bukur është jeta, sa i madh e ripërtëritës ky emocioni ri, ndien pulsin t i gufojë, desh t i thoshë ndal kohës, por u gdhi. E paguan për adhurimin dhe iu lut të vinte përsëri të nesërmen dhe të nesërmen ndodhi po e njëjta gjë, dhe në jubileun e 90, sytë e tij ndritën, zemra i rrihte, flaka e adhurimit po e përvëlonte. E kishte kaluar gjithë jetën mes grave në shtëpitë me fener të kuq, por sot provonte diçka të re, të ngrohtë, të panjohur, të pakrahasueshme. Morali: Dashuria nuk ka moshë. Dashuria s ka kohë, stinë, epokë. Që para e pas Krishtit dashuria ka qenë dashuri, kur ishte dashuri. Nuk ka dy breza e dy dashuri. Sot janë më të emancipuar e më të lirë për të jetuar këtë pasion, më të fuqishmin, më tronditësin. Nuk shoh të bëjnë sot, ky brez më shumë nga brezi ynë. I shoh që ecin dorë për dore, i shoh që puthen, i shoh që përqafohen, i shoh që flasin me sy, që bisedojnë me gishta, psherëtima, pëshpërima e pastaj... nganjëherë ndaloj i shoh, jo si maniak, por si kurioz se ç mund të mësoj nga të rinjtë sot, por pastaj vazhdoj rrugën me mendimin; Dashuria përdor kurdoherë të njëjtën gjuhë.
Si e shikoni gjendjen e teatrit sot. A ka talente të reja?
Kam fare pak kohë në Shqipëri, më pak akoma në rrethet teatrore dhe në Akademinë e Arteve të Bukura ku kultivohen talentet. Me aktorët që bashkëpunova në premierën “Të gjithë me huqe”, në shfaqjen “Kopështi i vishnjave”,të Teatrit të Metropolit dhe një një a dy shfaqje të tjera shoh se talente ka, pasion ka, aftësi e kulturë ka, e megjithatë teatër ka pak e teatër cilësor më pak. Në kushtet e reja të zhvillimit social, ekonomik, në kushtet e ekonomisë së tregut e shoqërisë së konsumit, shoqëria ashtu si toka pas një tërmeti të fuqishëm ndryshon strukturë e shtresa gjeologjike, përpiqet të gjejë vetveten, të fiksojë vlerat e shtresat e reja. Në këto rrethana teatri në mos i përjashtuar, nuk përbën dot një faktor nxitës e transformues. Përpiqet, provon, lufton të gjejë vetveten, të mbijetojë dhe herë pas here, troket në mendjet e zemrat e njerëzve duke dashur t ju kujtojë se ndryshe nga rrobaqepësi që u qep kostume elegante e me xhepa sa më të thellë, ndryshe nga kirurgjia plastike që përpiqet të fshijë çdo vijëzim që brenga lë në fytyrë, ai prek diku më brenda, më thellë, me shumë kujdes, finesë, dashuri e fisnikëri. Teatri nuk vret, por edhe as fsheh, ai edhe në rastet kur mund të shërojë, të ngushëllon. Teatri më i madh i antikitetit, ai i Epidarmos me 110 shkallarët e tij dhe përmasat e një stadiumi me rreth 15000 spektatorë, u ndërtua disa shekuj para Krishtit, pranë banjave dhe tempujve të Eskuliapit, perëndisë së shëndetit. Ditën, trupat e drobitur të femrave i mjekonte dielli, banjat, barërat, mjekët, në mbrëmje, aty pranë teatri shëronte shpirtrat e tyre.
Teatri vazhdon të jetë ende me figurat që kanë qenë, artistë të mëdhenj, por mbase nuk u lënë hapësira të rinjve?
Teatri nuk vazhdon ende me figura që kanë qenë dikur. Teatri jeton me ta! Pa ta do të ishte i zbehtë e mjeran Teatri i madh Kombëtar. Në aerodromin e Pragës, të gjithë vizitorët që zbresin për herë të parë ndeshen me një pankartë vigan “Mirëseerdhët në vendin e Smetanës, Kafkës e Kunderës”, tre figura madhore të artit e letërsisë. Ata nuk janë e kaluara, ata janë e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja sepse vlera e tyre nuk arriti të tjetërsohet e oksidohet nga koha. Janë nderi e krenaria e kombit. Ne krye të pazarit të Gjirokastrës, në kufirin midis asfaltit dhe kalldrëmit janë tre lazdrenjtë, Musine Kokalari, Eqerem CCabej dhe Ismail Kadare dhe aty, para se të hedhësh hapin e parë për tu ngjitur në kalldrëmin oshëtitës, njeriu ndalet ose ngadalëson hapin, si të dojë të ecë me ritmin e hapit të imagjinuar të Atyre, me të mëdha e germa të arta. Të shquarit, kurrë nuk mbyllin rrugën pësardhësit, përkundrazi e ndriccojnë atë rrugë. Po kështu edhe në skenë. Do të përmend disa aktorë, jo sipas vlerës dhe do të më ndjejnë disa të tjerë në se nuk i nënvizoj. Kjo s ka të bëjë aspak me konsideratën për ta. Po sjell vetëm shembuj për të argumentuar të kundërtëne opinionit që shpreh pyetja juaj ose mendimi i disave brenda e jashtë teatrit. Prania në teatër e Pjetër Gjokës, Loro Kovaccit e Sandër Prosit nuk pengoi të evidentohej me gjithë famën e tij Robert Ndrenikën, dhe as e pengoi këtë të fundit të luante Prefektin, kur pjesa qe shkruar për Mihal Popin dhe ai akoma ishte gjallë. Qenia e brilantit Viktor Gjoka, aktorit që humbëm para disa muajsh, nuk e frenoi, përkundrazi i mësoi “marifetet” Roland Trebickës që aq bukur thur në skenë lloj lloj dredhish djallëzore. As vigani, i pakrahasueshmi, shkolla e madhe e interpretimit Kadri Roshi nuk pengoi bosin llërëpërveshur Bujar Lako të krijojë ato filma aq të thella e të ngrohta dhe as Xhepën që jo rrallë të vërtetonte se aktorja mëmë nuk gaboi kur e quajti Ndricim. As Luiza Xhuvani
Ky lajm është publikuar: 07/05/2009