Kartat, PS: Mund të rishqyrtojmë qëndrimin për zgjedhjet
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste paralajmëroi dje se do të rishikojë qëndrimin politik në lidhje me zgjedhjet, duke konstatuar në terren se vendimet e reja të qeverisë për pajisjen e shtetasve me letërnjoftime nuk po gjejnë zbatim nga strukturat lokale dhe në shërbimin postar. Gjithashtu sistemi i zyrave të aplikimit akoma nuk është shtrirë në të gjithë vendin duke rrezikuar seriozisht procesin. Pohimin e bëri dje nënsekretari për Çështjet Ligjore në PS, Damian Gjiknuri i cili theksoi moszbatimin e vendimeve të qeverisë për uljen e çmimit të kartave të identitetit, problemet me rimbursimet apo dhe problemet për personat pa pasaportë që nuk kanë emrin në listën e Ministrisë së Brendshme. Partia Socialiste është e shqetësuar, tha ai, se akoma në 38 njësi vendore nuk janë hapur zyra aplikimi, duke rrezikuar seriozisht që mbi 25 mijë zgjedhës në këto njësi të mos kenë mundësi të pajisen me dokumentin e kërkuar. “Gjithashtu në shumë njësi transporti falas i premtuar nga Kryeministri nuk po funksionon duke privuar shumë njerëz nga aplikimi për shkak të distancave”, - pohoi Gjiknuri.
Ai denoncoi edhe “heshtjen e Ministrisë së Brendshme në lidhje me kërkesat e anëtarëve të opozitës në komisionin Ad Hoc sidomos për fatin e pasaportave të vjetra që ndodhen akoma në magazinat e Ministrisë së Brendshme dhe procedurat që po ndiqen me to”.
Sipas PS-së, çdo heshtje në këtë drejtim hedh hije të forta dyshimi në lidhje më shpërndarjen e tyre në mënyrë jo ligjore për efekte votimi. Duke u nisur nga gjithë këto problem Gjiknuri paralajmëroi edhe bojkotin e mundshëm. “PS është seriozisht e angazhuar që ky proces të përfundojë një orë e më parë, por nëse situata në terren nuk përmirësohet dukshëm në ditët në vijim, ne jemi të detyruar të rishikojmë qëndrimin tonë politik në lidhje me zgjedhjet”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 07/05/2009