"Ka aktorë të mëdhenj dhe jo role të mëdhenj"
Autori i Lajmit: Laureta Roshi
Artisti Timo Flloko, një vit më parë fitues i kupës “Apollon”, është më i fundit aktor i vlerësuar me çmimin e madh të Festivalit të Aktrimit, mbajtur në Fier nga 28 prill deri në 2 maj. Këtë sesion u dha çmim për role joprotagoniste, për çka ndryshe solli në skenë, për ruajtjen e mrekullueshme të stilit dhe ritmit të veprës, aktorit Nikola Dekua. Eshtë rasti tipik se ka aktorë të mëdhenj dhe jo role të mëdha. Çmimi tjetër i shkon zonjës Tinka Kurti, për përpjekjen për të sjellë stil të ri një tjetër aktore joprotagoniste, Ilirie Vinca, e ardhur nga Kosova.
Shfaqja "Sonte jam vetëm", e ardhur nga Kosova, nën regjinë e Enver Petrovcit, nuk u mirëprit nga publiku mbrëmjen e fundit të festivalit të tetë të aktrimit "Apollon", e thirrur ndryshe si mbrëmja e çmimeve. Loja e aktores së re, (roli i saj i parë) kalonte nga një gjendje deliri fizik në ankthin për të tërhequr partnerin aktor në një dialog të mbushur me fjalë intime, me skena dhe situata të shfrimit seksual deri në komentin e mëpasshëm, se aktorët e rinj janë tashmë pronë e regjisorëve, pasi mundësitë e roleve që u ofrohen janë të pakta. Pas shfaqjes "Sonte jam vetëm" të Enver Petrovcit me trupën "Teatri i Babës", ardhur nga Prishtina, nisën minutat e pritjes së vendimit të jurisë.
Artistja Hajrie Rondo, këtë vit në rolin e Rukijes, në komedinë "As rruar qethur", spikati duke i bërë fansat fierakë të presin më së fundi një çmim në qytetin e tyre. "Kam emocione se jam në qytetin tim, por kam dhe sigurinë se kam realizuar një figurë të ngrohtë, shpresoj pa neglizhuar dhe prurjet e aktorëve të tjerë, por kjo është një garë që të lodh, investon energji për rolin tënd por të lodh dhe pritja, mbetetet emocionuese mbrëmja e çmimeve, natyrisht", - pohoi zonja Rondo, pak çaste para vendimit të jurisë.
Më së fundmi, në orën 21.15, juria në skenën ku nga 28 deri 2 maj mbretëroi gara e aktrimit, komunikoi me publikun në pritje. "Ky është i vetmi moment që ne mund të flasim, - tha kryetarja e jurisë, Ema Andrea, - faleminderit dy organizatorëve që mbajnë gjallë pasionin dhe traditën e festivalit, ku ne shohim ndershmërisht se ku po shkon teatri, aktrimi. Kam ardhur shpesh si aktore, në këtë edicion të tetë ka pasur një audiencë dhe një mikpritje të mirë. Ka çmime, ka pretendime, ka njerëz që u pëlqen ose jo, e rëndësishme është që aktorët përballen. Ne jemi subjektivë po dhe njëkohësisht unanimë në vendimin tonë. Unë vura re që sot aktori është viktimë e regjisorit apo në duart e tij, që nuk e lejon të eksplorojë. Por ka dhe aktorë që nuk e superojnë dhe ndryshojnë edhe tekstin", - tha ajo duke përcjellë kështu edhe një minikoment për shfaqjen më të fundit të mbrëmjes. "Teatri është komunikim, thotë Cristian Papke, austriaku në juri, njëkohësisht ky komunikim hap hapësira të reja, dhe u jep kuptim që të flasin të tjerët. Unë mendoj se kjo është arsyeja që ky festival është kaq i rëndësishëm, është një vend i hapur ku njerëzit mund të takohen dhe të këmbejnë ide, energji dhe mendoj se ky festival vazhdojë të ekzistojë si festival ndërkombëtar, pasi Fieri vetë është një qytet i rëndësishëm për teatrin”. “E vlerësoj qytetin e Fierit jo vetëm për ngritjen e teknologjisë, por edhe për jetën shpirtërore, investimin për kulturën”,- tha Adriatik Kallulli, kritiku i njohur, anëtar i jurisë. Ai u kujtoi të pranishmëve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve se Ema Andrea është një aktore e talentuar dhe një pedagoge e shkëlqyer dhe se regjisori austriak dr. Papke zotëron kuptimet e thella të aktrimit, si mjet komunikimi me gjithë format e tij.
Ky lajm është publikuar: 07/05/2009