Bie nga skela, vdes ustai
LEZHE- Megjithese udhetonte cdo dite nga Tirana per ne Lezhe, per te siguruar "buken e gojes" per familjen, vuajtjeve te nje ustai ndertimi, i eshte shtuar edhe aksidenti tragjik ne pune. Renia nga lartesia e skeles se pallatit ne ndertim ne qytetin bregdetar, i ka shkaktuar plage te renda ne trup 50-vjecarit Kadri Coba. Edhe pse koleget e derguan me urgjence drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes, punetori humbi jeten gjate transportit per ne kryeqytet. Policia e Lezhes konfirmoi dje lajmin tragjik dhe beri me dije, se ka nisur hetimet per firmen e ndertimit dhe per momentin heton per nje aksident ne pune. Aktualisht po verifikohen dokumentacionet e firmes se ndertimit dhe nese 50-vjecari punonte ne kushte sigurie.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10:00 te mengjesit te djeshem, ne zonen ku ndodhet edhe ndermarrja elektrike e qytetit te Lezhes. Kadri Coba punonte ne pallatin ne ndertim e siper dhe rreth ores 08:00 kishte nisur si cdo dite aktivitetin me koleget e tjere. Gjate dhenies se deshmive, punetoret thane se i ndjeri udhetonte perdite nga Tirana per ne Lezhe dhe momentin e aksidentit ndodhej ne skele, ne nje lartesi mbi 10 metra. Paraprakisht mendohet se 50-vjecari ka humbur ekuilibrin dhe ka shkare nga skela, ndersa nuk ka qene i lidhur me rrip sigurie. Shembja pertoke i ka shkaktuar plage te shumta ne trup dhe koke. Megjithese eshte nisur me urgjence nga spitali i Lezhes per ne Tirane, Coba mesohet se humbi jeten gjate rruges. Sipas kolegeve i ndjeri ishte nje usta i vjeter ndertimi dhe kishte punuar ne shume firma te tjera private e ne pallate te ndryshme.
Policia vendore tha dje se ende nuk dihen arsyet e rrezimit te 50-vjecarit, por hetohet rreth mjeteve te perdorura nga punetori per sigurine e punimeve ne lartesi. Paraprakisht vdekja eshte konsideruar si aksident ne pune.