Shkeputet masivi shkembor i kalase, godet pallatin 5-katesh
BERAT- Shkeputet masivi shkembor dhe godet pallatin 5-katesh, duke e rrezikuar nga shembja. Prag-tragjedia eshte shenuar rreth ores 18:00 te mbremjes se merkure, ne pjesen perendimore te kalase se Beratit, ku poshte saj gjenden edhe disa lagje, si "Deshmoret e Kombit" apo "Barrikade". Rreth 15 familje, qe jetojne ne kete pallat, jane traumatizuar nga ngjarja pasi masivi shkembor eshte shkeputur befasisht nga kalaja, duke goditur objektin dhe krijuar pershtypjen e nje termeti. Por nuk mjafton me kaq, pasi te tjere masive shkembore rrezikojne renien dhe mund te sjellin tragjedi ne qytet. Ngjarja e se merkures per fat te mire ka perfunduar vetem me panik dhe pa te lenduar, kurse autoritetet vendore kane marre masat per evakuimin e familjeve. Pallati mesohet se ka pesuar carje, kurse banoret apeluan per ndihme. Ky fenomen ka lindur 5 vjet me pare, kur nje masiv ra mbi qytet dhe mbeti i lenduar nje djale 20-vjecar, i cili edhe sot e kesaj dite ka probleme invaliditeti. Menjehere pas ngjarjes, ne bashki eshte mbledhur Shtabi i Emergjencave. Drejtoresha e Sherbimeve Publike, Flutura Brami, u shpreh se gjendja eshte e renduar dhe duhen marre masa emergjente. Lartesia e shkembit eshte pothuajse 5 metra dhe nese godet me fuqishem pallatin atehere mund edhe ta rrezoje. Kryetari i bashkise Fadil Nasufi, lidhur me ngjarjen eshte shprehur se si institucion nuk ka mundesi investimi per shkak te mungeses se financave. "Gjendjen e kemi bere prezent deri ne qeveri prej kohesh, por nuk na jane dhene fonde per emergjencen. Ne si bashki do te bejme evakuimin e ketyre familjeve", tha kryebashkiaku i Beratit.