E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu petull, është më i gjerë se i gjatë

Rob Gillet

Një i ri i fiksuar pas ushqimit ka ngrënë aq shumë biskota dhe ëmbëlsira sa është kthyer në një njeri petull. Rob Gillet, 25 vjeç është 159 centimetra i gjatë dhe 198 centimetra i gjerë.

Rob, i cili peshon 163 kg thotë se është mbaron për pije me gaz. Ai konsumon çdo ditë rreth 7 000 kalori, afërsisht tre herë më shumë seç rekomandohet për një njeri normal.

Më pëlqejnë shumë gjerat e ëmbla, si çokollata, biskota dhe pastat dhe pak byrek ndonjëherë, shprehet Rob. Nuk më pëlqen ajo që shoh në pasqyrë por kur shoh ushqim vetëm dua të ha. Dhe vetëm ha, ha dhe vetëm ha, shton 25-vjeçari.

Tani i riu po përpiqet të bjerë nga pesha pasi në këtë mënyrë doktorët i thonë se nuk do të ketë jetë të gjatë. Ai ka nisur të marrë kalori sa një njeri normal dhe ka humbur për pak ditë 25 centimetra nga barku i fryrë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›