Bie nga ura e Milanos, vdes emigranti shqiptar
Nje 30 vjecar nga fshati Rrerez i Patosit ka gjetur vdekjen ne Milano te Italise, ku gjendej si emigrant prej disa vitesh. Ngjarja ka ndodhur disa dite me pare pas nje aksidenti ne pune, ku Laurent Murati, babai i nje femije, ka rene nga kangjellat e nje ure mbi lum, ndersa e lyente me boje. Ne ato momente ai punonte pa rripin e sigurimit, gje qe dyshohet se i ka shkaktuar edhe vdekjen ne ujin e ftohte te lumit. Familjaret e te ndjerit jane nisur dje drejt Italise per te terhequr trupin, i cili fatkeqesisht ende nuk eshte gjetur prej palombareve. Laurent Murati mesohet prej te afermve se ishte emigrant i rregullt ne Milano dhe aty kishte terhequr edhe bashkeshorten, me te cilen kishte nje femije. Ne momentin e punes ai ka qene pa rrip sigurime, gje qe ka sjelle edhe ngjarjen tragjike. Edhe pse jane njoftuar palombaret, kerkimet kane vazhduar per dy dite, por trupi i emigrantit shqiptar nuk eshte gjendur ende. Burimet prane familjes Murati ne Patos thone se disa prej te afermve jane nisur ne Itali, kurse Laurenti kishte disa vjet qe jetonte dhe punonte ne kete vend me dokumente te rregullta.