Elbasan/ Tentoi te vrase pas sherrit, kapet ne arrati
Nje 28 vjecar i shpallur ne kerkim per vrasje te mbetur ne tentative, eshte ndaluar mengjesin e djeshem nga policia e Elbasanit. Burime zyrtare bene me dije se Urim Kuka, banues ne lagjen "Skenderbej", kishte kishte marre masen "arrest me burg" ne mungese nga Gjykata Elbasan, pasi akuzohej se ne 12 janar te ketij viti, ka tentuar te vrase Shprezim B., 20 vjec, banues ne te njejten lagje. Ngjarja mes dy te rinjve ka ardhur pas nje konflikti banal mes tyre dhe 20 vjecari ka mundur t'i shpetoje vrasjes me arme zjarri. Policia ka arritur ta prangose Kuken pas informatave operative.
F.S.
F.S.