Bie norma e fitimit për bizneset
Tatimet kanë mbledhur më pak të ardhura nga taksa e tatimit mbi fitimin, duke ndikuar në mosrealizimin e planit. Shifrat e publikuara nga Ministria e Financave për periudhën janar-shtator 2008, tregojnë se nga tatimi mbi fitimin si taksë nuk janë mbledhur rreth 1,7 miliardë në krahasim me 2007, ndërsa si plan niveli i tij rezulton mangët 295 milionë lekë. "Të ardhurat nga tatim-fitimi i ndërmarrjeve publike ka pësuar një rënie me 52 për qind nga 2007 në 2008", deklaron Ministria e Financave, në një kohë që të ardhurat nga fitimi i kompanive private ka pësuar një ulje me 5 për qind. Ministrisë i duket i pashpjegueshëm kjo normë fitimi e ulët, në një kohë kur shkalla e detyrimit tatimor ndaj bizneseve është përgjysmuar.
Akcizat
Të ardhurat nga akciza rezultojnë me 1,5 miliardë lekë më pak se plani i qeverisë, ndërsa Ministria e Financave sqaron se "përgjegjësi" kryesor për mosrealizimin e tyre është administrata tatimore, e cila ka përmbushur planin e detyrës vetëm në masën 91 për qind. Në total janë mbledhur rreth 25 miliardë lekë, ku rreth 16 miliardë lekë janë mbledhur nga dogana dhe 9,5 miliardë nga tatimet. Megjithatë, në krahasim me vitin e kaluar, të ardhurat nga akciza ka pësuar një rritje prej 4 miliardë lekë ose rreth 20 për qind më shumë. Politika e qeverisë për nivelin e kësaj takse synon një reduktim të saj, me synim përafrimin me nivelet e Bashkimit Evropian.
Totali
Të ardhurat tatimore në total për periudhën janar-shtator 2008 rezultuan në masën e rreth 193 miliardë lekë, ose rreth 3,5 miliardë lekë më pak se plani. Nëse bëjmë një krahasim me vitin e kaluar, të ardhurat tatimore rezultojnë me një rritje prej 28 miliardë lekë, ose 17 për qind. Mosrealizim të planit kanë hasur edhe tatimet e doganat, në masën e 829 milionë lekë.