Sondazhi, Obama 6 pikë para MekKeinit
Avantazhi i kandidatit demokrat, Barak Obama, kundrejt rivalit republikan, Xhon MekKein, është gjashtë pikë. E dhëna vjen si rezultat i sondazhit të realizuar nga "Reuters/C-SPAN/Zogby", përfundimet e të cilit u publikuan gjatë së dielës, vetëm dy ditë larg nga 4 nëntori, dita kur do të votohet nga amerikanët për të përcaktuar njeriun që do pasojë Xhorxh Bushin në Shtëpinë e Bardhë.
Sondazhi, që pasqyron qëndrimet e votuesve gjatë këtyre viteve të fundit, arriti në përfundimin se Obama mbështetet nga 50 për qind e zgjedhësve kundrejt 44 për qind që përkrahin MekKeinin. Organizatorët e sondazhit telefonik vërejnë se toleranca e gabimit të këtij rezultati është 2.9 pikë. "Deri para zgjedhjeve janë edhe dy ditë të tjera dhe sigurisht që gjithçka mund të ndodhë, por vështirë të shihet ndonjë shans për MekKeinin", vërejti dje eksperti i sondazheve, Xhon Zogbi. Ai shpjegoi se rezultatet e sondazhit të kryer përgjatë fundjavës tregonin se të dy kandidatët kishin konsoliduar pozitat mes grupimeve të mbështetësve, që përbëjnë bazat përkatëse të zgjedhësve - gratë dhe votuesit e pavarur për Obamën, votuesit me moshë të madhe dhe konservatorët për MekKeinin.
Të gjithë sondazhet në rang kombëtar flasin për avantazh të Obamës, i cili gjithashtu duket se kryeson mbi MekKeinin edhe në shtetet e lëkundura që do të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve. MekKeini e kaloi gjithë fundjavën në përpjekje për të bërë për vete elektoratet e Virxhinias dhe Pensilvanisë - shtete që, sipas strategjistëve elektoralë, janë kritikë për shanset e tij drejt fitores - ndërsa Obama u përqendrua te tre shtete që u rreshtuan përkrah Xhorxh Bushit gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2004: Nevada, Kolorado dhe Misuri.
Sondazhi i "Reuters/C-SPAN/Zogby" e vendosi Obamën mjaft përpara MekKeinit mes atyre votuesve që kanë votuar që tani (janë disa shtetet që e lejojnë këtë) - 56 për qind e tyre kanë votuar për Obamën, 39 për qind për MekKeinin. Gratë dhe zgjedhësit e pavarur, grupe që do luajnë rol shumë të rëndësishëm më 4 nëntor, vazhdojnë të mbështesin Obamën, megjithëse treguesit nuk janë aq në favor të tij sa ç‘qenë gjatë muajit të shkuar. Obama gëzon një avantazh prej 8 përqindësh mes votueseve dhe 10 prej 10 përqindësh mes të pavarurve.
MekKeini vazhdon të ketë pas vetes shumicën e votuesve të bardhë, 54 për qind janë me të dhe vetëm 40 për qind me Obamën, dhe mes asaj shtrese votuesish që e identifikojnë veten si pjesëtarë të "klasës së investuesve", të cilët e mbështesin me një diferencë prej 9 pikësh nga kundërshtari. Obama, i cili në rast fitoreje do jetë i pari president me ngjyrë në ShBA, gëzon mbështetjen e 93 për qind të votuesve afro-amerikanë dhe 65 për qind të votuesve hispanikë