FMN-së nuk i mjaftojnë fondet për krizën
Kryeministri britanik, Gordon Braun, kërkoi të dielën miliarda dollarë fonde të reja për llogari të Fondit Monetar Ndërkombëtar, si të vetmen mundësi për t‘u ardhur në ndihmë ekonomive të prekura nga kriza financiare. Deklarata, e bërë nga Rijadi i Arabisë Saudite, ku gjendet përgjatë një turi vizitash në vendet e Gjirit Persik, erdhi në të njëjtin çast kur Kryeministri kinez, Uen Xhiabao, bëri me dije se prioriteti kryesor i qeverisë së tij është ruajtja me çdo kusht e niveleve të rritjes ekonomike.
Liderët botërorë, duke nisur nga Bombei, në Moskë e Berlin, u detyruan të merrnin masa për t‘u ardhur në ndihmë ekonomive të vendeve përkatëse. Banka qendrore e Indisë uli normat e interesit për të dytën herë brenda dy javëve, Rusia injektoi 6.4 miliardë dollarë në një bankë shtetërore, ndërkohë që Angela Merkel kërkoi krijimin e një pakete të madhe investimesh për të zgjuar ekonominë e vendit të vet.
Kordon Braun vërejti se shtetet naftëprodhuese të Gjirit Persik dhe Kina duhet të kontribuojnë, duke vënë më shumë fonde në dispozicion të Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke i dhënë këtij të fundit më shumë mjete në dorë për të ndihmuar shtetet që rrezikohen nga kolapsi financiar. "Në rast se duam të ndalim përhapjen e krizës financiare, na nevojitet një politikë më e mirë sigurimesh për t‘u ardhur në ndihmë ekonomive të lënduara", tha Braun.
Kryeministri kinez, Uen, në një artikull të publikuar në gazetën e Partisë Komuniste Kineze, paralajmëroi për shtimin e problemeve sociale në vend me thellimin e krizës ekonomike. "Për t‘i bërë ballë tronditjes ekonomike dhe financiare globale, duhet t‘i japim edhe më shumë prioritet stabilitetit dhe ruajtjes së ritmeve të zhvillimit", shkruante Uen në artikull. "Duhet të jemi shumë të qartë për faktin që pa një ritëm të kënaqshëm zhvillimi ekonomik dhe të ardhurash financiare faktorët që do dëmtojnë stabilitetin social do të shtohen".
Banka qendrore e Indisë - vend që ashti si Kina është kthyer në magnet për investimet e huaja - u detyrua të shtunën të ulte për të dytën herë brenda dy javëve normat e interesit, në përpjekje për të lehtësuar qarkullimin e parave dhe për të ruajtur ritmin e zhvillimit ekonomik. Sipas analistëve, kjo masë e papritur tregon më së qarti që impakti i krizës globale mbi ekonominë e saj po bëhej dita-ditës më me shumë peshë. "Këto masa qenë të nevojshme dhe duheshin ndërmarrë patjetër në emër të ruajtjes së sasive të duhura të likuiditeteve, duke qenë se situata përkeqësohej dita- ditës", thotë Vikas Agarval, strategjist në shoqërinë "JP Morgan".
Edhe bankat nëpër vendet e tjera të botës gjenden në mes të përpjekjeve të ethshme për baraspeshimin e bilanceve pas pasojave të para të krizës. Të shtunën nga Ministria e Financave të Rusisë u bë me dije se qenë injektuar 170 miliardë rubla (6.41 miliardë dollarë) nga Fondi Kombëtar i Pasurisë për llogari të bankës shtetërore "VEB", si pjesë e një plani për të blerë nga ana e shtetit aksione dhe asete korporatash të ndryshme. Lajmi i kësaj fushate blerjesh shtetërore ndihmoi për rritjen e shpejtë të vlerës së aksioneve ruse (java u mbyll me rritjen 50 për qind). Buqetat e aksioneve u tregtuan të shtunën pasi e hëna dhe e marta janë ditë pushimesh festive në nivel kombëtar.
Po të shtunën, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, premtoi krijimin e një pakoje "të mëtejshme" për t‘u ardhur në ndihmë të gjithë gjermanëve. Sipas një dokumenti qeveritar zyrtar, mësohet se shtesa e paketës do të jetë 50 miliardë dollarë. Gjatë muajit të fundit, Gjermania vuri në dispozicion të sistemit financiar një paketë prej 500 miliardë eurosh. Mësohet se Merkel dhe Braun do të takohen të mërkurën në Londër dhe në qendër të bisedimeve do të jenë pikërisht përpjekjet e mëtejshme për daljen nga kriza.
Kriza globale ka lënë disi mënjanë interesit të publikut botëror zgjedhjet e së martës, ku do të përcaktohet njeriu që do të zëvendësojë Xhorxh Bushin në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duhet shënuar se gjatë javës që sapo u la pas u vërejt njëfarë stabilizimi i tregjeve financiare, të përgjunjura nga kriza më e rëndë e vërejtur në tetë dekada. Kështu, bankat amerikane ulën kuotat e interesave të kredive, duke bashkëvepruar mes njëra- tjetrës, ndërkohë që në tregun e aksioneve u shënua fitimi më i madh javor gjatë këtyre 34 vjetëve të fundit.