E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpenzimet publike, zbusin krizën financiare

Rritja e shpenzimeve publike, pra të investimeve në infrastrukturë, si në pjesën e dytë të vitit, ashtu dhe në 2009, do të shërbejnë si një mbrojtje efikas ndaj krizës financiare që ka përfshirë mbarë botën. Bëhet fjalë përreth 1 miliard dollarë, investime publike që do të hidhen në qarkullim për ekonominë vitin që vjen, të cilat do të shërbejnë më së mirë për të përballuar efektet e krizës. "Në afatin e shkurtër, këto rritje të shpenzimeve kapitale, do të ndihmojnë ekonominë të ruajë kërkesën agregate, duke sheshuar në një masë të konsiderueshme efektet negative, me të cilat mund të përballet ekonomia reale si pasojë e vështirësive në tregjet e huaja, e duke mbajtur në këtë mënyrë rritjen ekonomike në një nivel relativisht të lartë". Në periudhë afatgjatë, Ministria e Financave në relacionin që shoqëron projektbuxhetin 2009, mendon se, "investimet, të cilat kryesisht po hidhen në infrastrukturë, do të rrisin stokun e tyre, duke u kthyer në burim shtesë të rritjes ekonomike në vend".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›