Energjia, tregu liberalizohet në 2012-ën
04/10/2011 METE: Gati projektligji. Prodhimi i HEC-eve për familjarët dhe bizneset e vogla e të mesme
Industritë që konsumojnë 50 milionë kWh energji në vit ta blejnë në treg të lirë
Prej 2012 sektori i minierave apo industri të mëdha si ajo e çimentos që konsumojnë mbi 50 milionë kilovat orë energji në vit do t’u duhet ta blejnë vetë në treg të lirë. Ndërsa prodhimi i energjisë nga hidrocentralet shtetërorë do të shkojë vetëm për të furnizuar konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla e të mesme. Këto janë ndryshimet e fundit të propozuara nga Korporata Elektroenergjetike, për të cilat Ministria e Ekonomisë ka hartuar projektligjin përkatës. Drafti është gati dhe ndryshimet pritet të miratohen brenda këtij viti, me qëllim që operatorët e tregut të përgatiten për të operuar normalisht në vitin 2012. Njëkohësisht Enti Rregullator i Energjisë duhet të ketë mundësi t’i marrë në konsideratë para dhjetorit, kur duhet të vendosë çmimet dhe tarifat e reja për sektorin e energjisë elektrike për vitin 2012.
Ndryshimet
Ligji për sektorin e energjisë elektrike, ashtu siç ishte paralajmëruar do të pësojë disa shtesa e ndryshime. Ministria e Ekonomisë i konsideron ato një hap përpara në liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, për shkak edhe se hartimi i projektligjit është bërë në përputhje me direktivat e BE-së. Sipas burimeve zyrtare të METE-s, propozimi ka ardhur nga KESH, me qëllim riparimin e fenomenit të kalimit të klientëve të klasifikuar në ata tariforë. “KESH propozon që “të ndërhyhet në ligjin 9072, datë 22.5.2003” Për sektorin e energjisë elektrike”, ku të përcaktohet që konsumatorët e energjisë elektrike, të lidhur me rrjetin 110 kV e lart të transmetimit të energjisë, si dhe ata, që pavarësisht se nuk janë të lidhur në këtë rrjet, por që konsumojnë mbi 50 milionë kWh energji elektrike në vit, të konsiderohen automatikisht Klientë të Kualifikuar dhe të furnizohen me energji elektrike në treg të lirë nga Furnizuesit e Kualifikuar”, - thekson njoftimi zyrtar. Edhe ata pak klientë të kualifikuar që vepronin në treg përpara një viti, janë kthyer në klientë tariforë, që furnizohen nga “CEZ Shpërndarje” me energjinë elektrike të prodhuar apo të siguruar nga KESH. Burimet theksuan se ky kalim në klientë tariforë është vënë re edhe tek konsumatorët shumë të mëdhenj të energjisë elektrike ose të lidhur në tension të lartë, kryesisht të industrisë minerare dhe asaj të prodhimit të çimentos. “Nga ana tjetër kjo ka sjellë një rritje shumë të madhe të kërkesës për energji elektrike, e cila u vërejt gjatë vitit 2011 dhe parashikohet të jetë akoma më e lartë për vitin 2012. Kërkesa e “CEZ Shpërndarje” për energji elektrike për këtë vit, për këtë kategori konsumatorësh, parashikohet të jetë rreth 800 000 000 kWh ose rreth 15% e kërkesës vjetore të kërkuar nga KESH, pra një rritje mjaft e konsiderueshme”, - nënvizojnë burimet e METE-s. Por kjo shifër nuk përfshin kërkesat e reja për trajtimin si klientë tariforë të konsumatorëve të tjerë industrialë gjatë vitit 2012. Rritja e kësaj kërkese do të rrisë në të ardhmen kostot që KESH duhet të përballojë. Madje kompani shtetërore do të duhet të mbulojë me import këtë kërkesë të shtuar, veçanërisht në rastet e mungesës së reshjeve. Kostot e importit do të rëndonin akoma më shumë kompanitë, pasi janë më të larta se kostot e prodhimit të energjisë elektrike nga hidrocentralet e KESH-it. “Pra, KESH-i vihet përballë dy detyrimeve. Të sigurojë energji elektrike për të gjithë kërkesën e shoqërisë “CEZ Shpërndarje” sh.a, që është shumë më e lartë se prodhimi i hidrocentraleve të KESH-it dhe të përballojë një kosto më të lartë për sigurimin e saj”, - theksojnë burimet.
Hapja e tregut
Sipas METE-s, me anë të kësaj ndërhyrje do të realizohet hapja dhe liberalizimi real i tregut të energjisë elektrike në Shqipëri, i cili aktualisht është liberalizuar vetëm formalisht dhe do të prishen monopolet e krijuara në tregun e energjisë elektrike. Aktualisht ERE ka licencuar 7 shoqëri tregtare, të cilat mund të kryejnë aktivitetin e furnizimit me energji elektrike të Klientëve të Kualifikuar në tregun e lirë, por me çmime të parregulluara. Pra, nuk do të ketë vakum në furnizimin me energji elektrike të kësaj kategorie konsumatorësh. “Këto ndryshime duhen bërë shpejt, në mënyrë që të gjithë operatorët e tregut të jenë të përgatitur për të operuar normalisht në vitin 2012 dhe ERE të ketë mundësi të marrë në konsideratë këto ndryshime, në përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për sektorin e energjisë elektrike për vitin 2012”, - theksojnë burimet. Ndryshimi i nenit përkatës është përgatitur me konsulencën e kompanive të huaja dhe shumë shpejtë do të kalojë për marrje mendimi dhe miratim në strukturat përkatëse.