Bie sëmundja e dhenve në repartin ushtarak

19/04/2005 Gjashtë ushtarë vizitohen në repartin infektiv të Spitalit Ushtarak, rrezikohet reparti
TIRANË- Sëmundja e lisë infekton 6 ushtarë të repartit 44.60 në Tiranë. Tashmë rrezikohet përhapja e një sëmundjeje të rëndë në të gjithë efektivët e kësaj zone ushtarake, pasi shenjat që të prekurit shfaqnin ishin tepër shqetësuese. Rrudha të kuqe, të rrumbullakëta në bark e duar dhe skuqje në pjesë të tjera të trupit. Lajmi nuk ka nevojë të konfirmohet nga askush, ndonëse u provua me të gjitha mënyrat të mohohej si nga oficerët që shoqëruan ushtarët dje në orën 15.00, ashtu edhe nga mjekët që i vizituan. Lija apo e quajtur ndryshe si sëmundja e deleve, ka rreth katër ditë që ka pllakosur në repartin 44.60, rreth 1 kilometër larg Kombinatit dhe masat për vizitën në repartin e infektivit në Spitalin Ushtarak u morën vetëm ditën e djeshme. Nga gjashtë ushtarët e sëmurë përmenden vetëm emrat e Altin Xhemollarit, Ardian Biçakut dhe Elvis Jashallarit, të cilët paraqiten më në vështirësi dhe pullat në trup janë zgjeruar së tepërmi. Efektivët e sëmurë vijnë nga një zonë e thellë malore e rrethit të Beratit dhe kanë disa javë që kanë bërë betimin në Tiranë. Pas kurimit, ata u dërguan sërish në repart, pasi morën medikamentet përkatëse.
Prekja
Historia e prekjes së ushtarëve nga sëmundja e dhenve i ka rrënjët në një stërvitje në fshatin Vërtop të rrethit të Beratit, në të cilin terreni ishte tepër malor. Në fshat prej muajsh ishte përhapur një sëmundje e tillë, gjë për të cilën komandantët nuk kishin dijeni. Kështu që shenjat e para u shfaqën që në këtë zonë të thellë malore, ndërsa me mbërritjen e tyre në Tiranë, kruajtjet sa vinin e bëheshin më të shpeshta. Heshtja e ushtarëve dhe mungesa e kontrolleve shëndetësore ka bërë që faza e kësaj sëmundjeje të arrijë kulmet e saj, të cilat konsistojnë në kruajtje të shpeshta dhe skuqje të dendura. Mosparandalimi i tyre në kohë, sipas mendimit të mjekëve specialistë, sjell pasoja të rënda për shëndetin. Virusi i lijës mund të përhapet nga personi te personi tjeter nëpërmjet ajrit, ose nga kontakti me lëngun nga puçrrat e lisë. Ajo shkakton puçrra të kuqe, kruajtje, temperaturë dhe lodhje. Mund të lërë infeksion jo të lehtë në lëkurë, vragë, pneumoni, dëmtim të trurit, ose vdekje. Personi që ka pasur lijë mund të ketë puçrra që dhembin. Shumica e njerëzve që marrin vaksinën e lijës nuk e marrin sëmundjen. Por, nëse ndonjë është vaksinuar dhe e kap sëmundja e lijës, sëmundja është zakonisht shumë e lehtë. Ata do të kenë shumë më pak puçrra, janë shumë më pak të prekshëm nga temperatura dhe shërohen shumë shpejt.
Mjekët: Ja pasojat e sëmundjes së lijës
Nuk duhet të marrin vaksinën e lijës njerëzit që janë të sëmurë, ose kanë pasur reaksion alergjik, i cili ka rrezikuar jetën nga xhelatina, antibiotiku neomicine, ose një dozë paraprake e vaksinës së lijës (për ata që kanë nevojë për një dozë të dytë. Lija sjell skuqje ose enjtje të vendit ku bëhet gjilpëra (rreth 1 nga 5 fëmijë dhe mbi 1 nga 3 adoleshentë ose të rritur), temperaturë (1 person nga 10, ose më pak), puçrra të kuqe të lehta mbi një muaj pas vaksinimit (1 person nga 20, ose më pak). Gjithashtu sjell tronditje serioze që shkaktohen nga temperatura (më pak se 1 person nga 1.000), pneunomi (shumë rrallë), probleme të tjera serioze, përfshi këtu reaksion në tru dhe rruazat e gjakut të ulëta, të cilat jepen pas vaksinës së lijës.