Vrasësi i Eva Vishës, me tjetër precedent penal

19/04/2005 Personat e dyshuar për dijeni mbi ngjarjen janë pyetur dhe dëshmitë e tyre janë siguruar në cilësinë e provës
Personi i shpallur në kërkim për vrasjen e Eva Vishës, rezulton të ketë pasur edhe të tjerë precedentë penalë. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës, që sqaruan se nga verifikimet që janë kryer rezulton se i dyshuari si autor i vrasjes së nënës së këngëtares së njohur, rezulton të ketë pasur edhe të tjerë precedentë penalë më parë. Burimet thonë se ndaj tij disponojnë prova për ngritjen e akuzës dhe se emrin ia kanë përcjellë zyrës së Interpol Tiranës. Kjo, pasi rezulton që të mos jetë në Shqipëri, thonë burimet e policisë. Por burimet nuk bëjnë të ditur emrin e personit në fjalë, për shkak të sekretit hetimor. Ndërkaq, burime pranë organit të akuzës kanë mohuar të kenë në dispozicion të tjerë dëshmitarë rreth ngjarjes. Kjo, pasi ata persona të dyshuar se kanë pasur dijeni mbi ngjarjen, janë pyetur dhe deklarimet e tyre janë siguruar në cilësinë e provës materiale, thonë burimet. Ndërsa përsa u përket emrave të përfolur në media, se kanë dijeni mbi ngjarjen, e shumta që mund të thonë ata është ajo se kanë dëgjuar që Eva Visha të ketë vdekur, sqarojnë burimet. Kjo nga verifikimet rezulton që ata të mos kenë asnjë dijeni mbi ngjarjen dhe motivin, për shkak se nuk kanë parë vrasjen dhe autorin e saj, theksojnë burimet. Ato shtojnë se nuk do të kishte asnjë vlerë në cilësinë e provës materiale një dëshmi e tillë dhe është e panevojshme për hetimin që pyeten. Burimet thonë se ka vetëm një urdhër-ndalim për personin e dyshuar si autor të vrasjes dhe se nuk janë indetifikuar të tjerë persona të dyshuar. Eva Visha u gjet e masakruar më 23 maj të vitit 1997, në kilometrin 29 të rrugës nacionale Tiranë-Elbasan. Si motiv i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një sherr banal mes saj dhe vrasësit, përfundojnë burimet e policisë. Re.Kro
Prokuroria: Nuk ka fletëthirrje për Rexhina Nanon
Burime pranë organit të akuzës kanë mohuar të kenë në dispozicion të tjerë dëshmitarë rreth ngjarjes, apo t’u kenë dërguar atyre fletëthirrje. Po këto burime kanë sqaruar dje se nuk ekziston një fletëthirrje për Rexhina Nanon, në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni mbi rrethana të ngjarjes, për shkak se nuk ka informacione që ajo të jetë në një pozicion të tillë. Kjo, pasi ata persona të dyshuar se kanë pasur dijeni mbi ngjarjen, janë pyetur dhe deklarimet e tyre janë siguruar në cilësinë e provës materiale, thonë burimet. Ndërsa, përsa u përket emrave të përfolur në media, se kanë dijeni mbi ngjarjen, konkretisht për Rexhina Nanon e shumta që mund të thonë ata, është ajo se kanë dëgjuar që Eva Visha të ketë vdekur, sqarojnë burimet. Ato sqarojnë se nga verifikimet rezulton që ata të mos kenë asnjë dijeni mbi ngjarjen dhe motivin, për shkak se nuk kanë parë vrasjen dhe autorin e saj. Burimet theksojnë se nuk do të kishte asnjë vlerë në cilësinë e provës materiale një dëshmi e tillë dhe është e panevojshme për hetimin.