E premte e “zezë” në kryeqytet, 3 të vdekur në 4 aksidente
3 të vdekur është bilanci tragjik i aksidenteve të së premtes në kryeqytet, ndërsa numërohen plot katër të tilla. Orët e para të paradites kanë shënjuar dhe viktimën e parë në kthesën e Bathores , ku një automjet tip Volsvagen me targa angleze ka aksidentuar një grua, e cila ka ndërruar jetë menjeherë. Viktima u identifikua si Drane Beka, 46 vjeç.
Ndërkaq aksidenti i dytë ka ndodhur te Ura e Tabakëve, ku një makinë përplasi për vdekje një kalimtar, i cili u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ku më pas gjeti edhe vdekjen. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se viktima shtetasi Novruz Koçi, 73 vjeç.
Jo shumë larg në kohë nje tjeter aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi tek zona e `Stacionit të Trenit “, në kryeqytet. Autobusi i Unazës ka përplasur drejtuesin e një motorri, duke shkaktuar edhe plagosjen e rëndë të tij. Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u dërgua në gjendjet ë rëndë në Spitalin Ushtarak, por pavaresisht ndihmes se mjekeve, personi vdiq pas 2 oresh ne spital.
Mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e urbanit si dhe po mbledh dëshmitë e qytetarëve, të cilët udhëtonin në autobus gjatë momentit të aksidentit per zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkaq rreth orës 20:45 është shënuar dhe aksidenti i katërt, ku makina tip "Citroen" me targa TR 1558 R është përplasur nga një automjet tjetër, dhe ka përfunduar jashtë rruge. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit, ndërsa deri tani nuk raportohet për viktima.