Përplaset nga autobusi i Unazës, vdes drejtuesi i motorit

Tjetër aksident automobilistik në Tiranë. Një person ka mbetur i plagosur në zonën e “Stacionit të Trenit”, teksa autobusi i Unazës ka përplasur drejtuesin e një motorri, duke shkaktuar edhe plagosjen e tij.
Në gjendje të rëndë, i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është dërguar në Spitalin Ushtarak për marrjen e ndihmës mjekësore, por pavaresisht ndihmes se mjekeve, personi vdiq pas 2 oresh ne spital.
Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e urbanit si dhe po mbledh dëshmitë e qytetarëve, të cilët udhëtonin në autobus gjatë momentit të aksidentit per zbardhjen e ngjarjes.
Më herët një 40 vjecar humbi jetën tek Ura e Tabakëve, teksa u përlas nga një automjet që ecte me shpejtësi të lartë.