E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Yzberisht, policia: 10 mijë euro informatorit

Policia e Tiranës jep 10 mijë euro shpërblim për personin që do të japë informacion lidhur me autorin e vrasjes së pronarit të marketit Petrit Kurti.
 

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e policisë së kryeqytetit Alma Katragjini theksoi se në lidhje me vrasjesn e 53-vjeçarit Kurti janë marrë në pyetje disa persona dhe po hetohet në dy pista, ku njëra është ajo e pronësisë ndërsa pista e dytë është ajo e grabitjes me dhunë.
 

Ngjarja e rëndë u shënuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, ku 53-vjeçari Petrit Kurti është qëlluar nga dy plumba brenda supermarketit i cili ishte në pronësi të tij.

Autori i krimit është arratisur menjëherë nga vendngjarja dhe sipas të dhënave ai nuk ka qënë i maskuar, por thjesht ka pasur një kapele, çka të bën të mendosh se viktima dhe autori njiheshin më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›