E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie tavani i ndërtesës, 3 familje mbeten pa strehë



SHKODËR - Anëtarët e tre familjeve në qytetin e Shkodrës kanë shpëtuar për mrekulli të premten pas mesdite, kur një pjesë e tavanit të banesës dykatëshe ku ata jetonin prej gati 40 vjetësh është shembur për shkak të amortizimit. Shtëpia ndodhej pranë qendrës së qytetit dhe njihet si shtëpia e Ulqinakëve. Tre familjet e dëmtuara jetonin me qira prej katër dekadash në këtë banesë. Gjon Guraleci, një prej tre kryefamiljarëve të dëmtuar, u shpreh se "situata gjatë shembjes së tavanit ishte mjaft traumatike, veçanërisht për katër fëmijë të mitur". Në vendngjarje mbërritën përfaqësues të Bashkisë së Shkodrës, të cilët kanë marrë masat e menjëhershme për sistemin e banorëve të dëmtuar. Sipas relacionit teknik të specialistëve të Bashkisë, shtëpia ku jetonin tre familjet është e pabanueshme, ndërkohë që ajo është marrë nën kontroll nga Komisariati i Policisë së Shkodrës. Kryetari i Bashkisë, Lorenc Luka, tha se tre familjet, tashmë të pastreha, janë sistemuar përkohësisht në konviktin e Shkollës së Muzikës.

20 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›