E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie vrulli i protestave të opozitës në jug të vendit

Përmet e Sarandë

Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste kanë zhvilluar paraditen e djeshme protesta në qytetet e Përmetit dhe Sarandës. Në Përmet ra në sy mungesa e deputetëve socialistë të qarkut. Një grup prej rreth 60 personash u grumbulluan fillimisht në sheshin kryesor para bashkisë së qytetit dhe më pas ecën në këmbë deri pranë Varrezave të Dëshmorëve, në të dalë të qytetit. Protesta është paraqitur e qetë deri në momentin kur rreth 5-6 protestues kanë tentuar të ulen në asfalt, por nuk janë lejuar nga policia.

Edhe në Sarandë, anëtarë dhe mbështetës të PS-së, nën mbikëqyrjen e rreptë të forcave policore, kanë protestuar paqësisht, pa sjellë për asnjë minutë bllokimin e Urës së Gajdarit në afërsi të së cilës u organizua protesta. Protestuesit, jo më shumë se 60 vetë, kishin edhe mbështetjen e deputetes Luiza Xhuvani, e cila u bëri thirrje protestuesve të mos tërhiqen nga kërkesa për të bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe as nga presioni që bëjnë struktura të shtetit për të thyer shpirtin kryengritës.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›