Koçi: Bllokimi i rrugëve, opozita gaboi
Petro Koçi vlerësoi dje se bllokimi i rrugëve nga opozita është komprometues dhe akt i dhunshëm. Duke folur në “Ora News”, ai theksoi se çdo protestë duhet të sanksionohet më mirë nëpërmjet formateve ligjore. Sipas tij, bllokimi i rrugëve është i patolerueshëm, pasi ato nuk janë të qeverisë, por të qytetarëve. Opozita, vijoi Koçi, po bën të njëjtat gabime dhe po përdor të njëjtat metoda si Partia Demokratike në vitet 1998-1999, kur PS ishte në pushtet.
#