Holandë, 4 persona vdesin nga rënia e helikopterit
Një helikopter është rrëzuar në afërsi të Roterdamit në Holandë, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave që ndodheshin në bord dhe plagosjen rëndë të një personi tjetër. Sipas autoriteteve hollandeze, helikopteri po ndiqte një garë çiklistike amatoriale, dhe përveç pilotit në bord ndodheshin edhe 3 fotoreporterë. Bëhet e ditur se mjeti fluturues humbi lartësinë dhe u përplas papritur në tokë. Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të tij. Autoritetet dyshojnë në një defekt, por nuk përjashtohet mundësia e shpërqëndrimit të pilotit gjatë drejtimit. Menjëherë pas kësaj gara çiklistike u ndërpre, dhe vetë pjesëmarrësit e saj u shprehen të shokuar nga ngjarja.