E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bielsa largohet nga Bilbao

Marcelo Bielsa ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Athletic Bilbaos, kanë njoftuar mediet spanjolle të shtunën.

Bielsa ishte hidhëruar që disa riparime në qendrën stërvitore të ekipit në Lezama nuk kanë përfunduar me kohë për fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri dhe është përfshirë në një argument të nxehtë me stafin ndërtimor.

“Gjendja e Lezamas është ofendim për futbollistët dhe unë jam përgjegjës për ta. Nuk i kam respektuar punëtorët sepse nuk kanë bërë punë të mirë”, tha Bielsa. Si rezultat, ai thuhet se ka ofruar dorëheqje nga detyra të cilën e mori më 2011.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›