Lumi Drino përmbyt 100 ha tokë bujqësore
Moti me reshje të vazhdueshme bore dhe shiu
në rajonin jugor të vendit ka shkaktuar shumë
vështirësi, kryesisht bllokim të qarkullimit në rrugët
rurale në zonat e thella malore dhe përmbytje të sipërfaqeve
të tokave bujqësore
në zonat fushore në Luginën
e Drinos në Gjirokastër dhe
në disa parcela në brigjet
e Vjosës në Tepelenë. Zyra
e Emergjencave në prefekturë
dhe në administratën
e Qarkut të Gjirokastrës në
bashkëpunim edhe me shërbimet
e policisë kanë ndjekur
situatën dhe kanë marrë
masa për shmangien e pasojave
duke ndihmuar në
hapjen e rrugëve malore nga
bora, ndërkohë që strukturat e Drejtorisë së Policisë
së Qarkut Gjirokastër kanë kaluar në gatishmëri të
përforcuar dhe janë shpërndarë në të gjitha komunat
e qarkut ku ka pasur edhe më shumë probleme si
pasojë e reshjeve. Përrenjtë malorë dhe lumenjtë e
Vjosës dhe Drinos kanë dalë nga shtrati dhe sidomos
në Gjirokastër sipas të dhënave zyrtare janë përmbytur
nga vërshimi i Drinos rreth 100 ha tokë bujqësore në
fushën e Valaresë dhe Arshilengos.