Ngec autoboti në kthesë, bllokohet rruga e Korçës
Reshjet e shumta të dëborës që kanë rënë pa ndërprerje
gjatë ditës së premte dhe kanë vazhduar të bien
edhe natën duke gdhirë dita e shtunë, janë kthyer në ferrin
e bardhë për të gjithë ata që kanë udhëtuar në rrugën
nacionale Korçë-Pogradec dhe
konkretisht në Qafën e Pllocës.
Ndonëse e lagësht, trashësia e
dëborës me mbi 30 centimetra,
jo vetëm ka vështirësuar së
tepërmi qarkullimin e mjeteve
të ndryshme, por ka sjellë edhe
bllokimin e tyre në Qafën e
Pllocës në Pogradec. Lëvizja e
mjeteve në këtë segment rrugor
ka qenë tepër e ngarkuar
dhe problematike, por që në
orët e mëngjesit të së shtunës
dhe në vazhdim deri në mesditë
ka pasur bllokim të saj për lëvizjen në të dy krahët të
pothuajse të gjitha automjeteve. Rreth orës 13.00 të ditës
së shtunë, një autobot me ngarkesë gazi është përplasur
në një kthesë në ngjitje të Qafë-Pllocës, duke e paralizuar
qarkullimin e të gjitha mjeteve. U desh gati një orë për
hapjen e rrugës nga Grabovica për në drejtim të qytetit
të Pogradecit nga ky aksident automobilistik për shkak
të vështirësive të motit, e megjithatë gjendja nuk është
normalizuar për orë të tëra.