Bllokohet rruga Kukës-Tiranë, udhëtarët kalojnë natën jashtë
Reshjet e dendura dhe stuhitë e
dëborës kanë krijuar një situatë
kaosi në krejt Verilindjen në
rrugët lokale dhe kombëtare. Situata
më problematike paraqitet në
Qafë-Shllak në Qafë-Mali. Gjatë
natës së shkuar në Qafë-Mali kanë
mbetur të bllokuar dhjetëra mjete
si kamionë, furgonë pasagjerësh,
autovetura, si dhe tre autobusë të
linjës së Kosovës. Shkaku ka qenë
trashësia e dëborës që arrin në
mbi 60 cm, si dhe vështirësia e
ndërrimit të kamionëve të tonazhit
të rëndë. Drejtori i Policisë
së Qarkut të Kukësit, i cili dje në
mesditë ndodhej në Qafë-Mali tha
se nga Kukësi në Qafë-Shllak rruga
kalohet, por vetëm me zinxhirë,
ndërsa pjesa tjetër në territorin
e Pukës, ishte të paktën në dy
segmente e bllokuar totalisht.
Furriku, duke iu referuar komunikimit
me policinë e Pukës tha
se radha e makinave të bllokuara
në Qafë-Mali është e gjatë, por
po merren të gjitha masat për ta
zhbllokuar. Furriku, duke pohuar
se një numër njerëzish kanë
përjetuar vështirësitë e bllokimit
të rrugës, tha gjithashtu se nuk
kishte pasur asnjë aksident apo
emergjencë shëndetësore. Policia
rrugore, nga ana e vet është përpjekur
të minimizojë problemet e
krijuara, duke mos lejuar udhëtimin
e mjeteve pa pajisje dimërore,
si dhe duke detyruar që të gjithë
kamionët e rëndë në segmentin
Kukës-Shëmri-Qafë-Shllak të
hapin krahun për të krijuar lehtësi
qarkullimi për mjetet e tjera deri
në përmirësimin e gjendjes. Në
segmentin e Shëmrisë mbrëmë ka
mbetur i bllokuar edhe një autobus
i linjës Prishtinë-Tiranë. Të 40
pasagjerët e kanë kaluar natën e
ftohtë brenda autobusit, si dhe në
një kafe aty në qendrën e Komunës
Shëmri. Edhe të shtunën paradite,
autobusi nuk është lejuar të
lëvizë drejt Tiranës për shkak të
dëborës dhe bllokimit të rrugës
në Qafë të Malit. Vetëm pasdite
vonë është bërë e mundur hapja
e aksit në vetëm një kalim, duke u
dhënë mundësi të gjitha mjeteve
të bllokuara të zhvendosen drejt
Tiranës apo drejt Kukësit. Në mesin
e pasagjerëve kosovarë kanë
qenë edhe 10 gra, mes tyre dy me
fëmijë të vegjël, për të cilat kanë
ofruar strehë familjet e fshatit.
Edhe akset Bajram Curri-Qafë
Mali kanë qenë të bllokuara gjatë
gjithë natës së shkuar, ndërsa një
numër mjetesh të mbetura në
dëborë janë zhvendosur vetëm në
mesditën e së shtunës.
dëborës kanë krijuar një situatë
kaosi në krejt Verilindjen në
rrugët lokale dhe kombëtare. Situata
më problematike paraqitet në
Qafë-Shllak në Qafë-Mali. Gjatë
natës së shkuar në Qafë-Mali kanë
mbetur të bllokuar dhjetëra mjete
si kamionë, furgonë pasagjerësh,
autovetura, si dhe tre autobusë të
linjës së Kosovës. Shkaku ka qenë
trashësia e dëborës që arrin në
mbi 60 cm, si dhe vështirësia e
ndërrimit të kamionëve të tonazhit
të rëndë. Drejtori i Policisë
së Qarkut të Kukësit, i cili dje në
mesditë ndodhej në Qafë-Mali tha
se nga Kukësi në Qafë-Shllak rruga
kalohet, por vetëm me zinxhirë,
ndërsa pjesa tjetër në territorin
e Pukës, ishte të paktën në dy
segmente e bllokuar totalisht.
Furriku, duke iu referuar komunikimit
me policinë e Pukës tha
se radha e makinave të bllokuara
në Qafë-Mali është e gjatë, por
po merren të gjitha masat për ta
zhbllokuar. Furriku, duke pohuar
se një numër njerëzish kanë
përjetuar vështirësitë e bllokimit
të rrugës, tha gjithashtu se nuk
kishte pasur asnjë aksident apo
emergjencë shëndetësore. Policia
rrugore, nga ana e vet është përpjekur
të minimizojë problemet e
krijuara, duke mos lejuar udhëtimin
e mjeteve pa pajisje dimërore,
si dhe duke detyruar që të gjithë
kamionët e rëndë në segmentin
Kukës-Shëmri-Qafë-Shllak të
hapin krahun për të krijuar lehtësi
qarkullimi për mjetet e tjera deri
në përmirësimin e gjendjes. Në
segmentin e Shëmrisë mbrëmë ka
mbetur i bllokuar edhe një autobus
i linjës Prishtinë-Tiranë. Të 40
pasagjerët e kanë kaluar natën e
ftohtë brenda autobusit, si dhe në
një kafe aty në qendrën e Komunës
Shëmri. Edhe të shtunën paradite,
autobusi nuk është lejuar të
lëvizë drejt Tiranës për shkak të
dëborës dhe bllokimit të rrugës
në Qafë të Malit. Vetëm pasdite
vonë është bërë e mundur hapja
e aksit në vetëm një kalim, duke u
dhënë mundësi të gjitha mjeteve
të bllokuara të zhvendosen drejt
Tiranës apo drejt Kukësit. Në mesin
e pasagjerëve kosovarë kanë
qenë edhe 10 gra, mes tyre dy me
fëmijë të vegjël, për të cilat kanë
ofruar strehë familjet e fshatit.
Edhe akset Bajram Curri-Qafë
Mali kanë qenë të bllokuara gjatë
gjithë natës së shkuar, ndërsa një
numër mjetesh të mbetura në
dëborë janë zhvendosur vetëm në
mesditën e së shtunës.