E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i PBDNJ-së, Dule, mbron Bollanon

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka dalë në mbrojtje të Vasil Bollanos për gjyqin që po zhvillohet kundrejt tij për heqjen e të gjitha tabelave orientuese në gjuhën shqipe në rrugën e bregdetit nga fshati Qeparo deri në Qafë-Llogara. Dule e ka përkufizuar çështjen "Bollano" si një rast konkret të shkeljes të të drejtave të njeriut, duke ia hedhur fajin sistemit politik në Shqipëri që, sipas tij, nuk respekton konventat ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvend. Vasil Bollano akuzohet për dëmtim të pronës dhe prokurori i çështjes ka kërkuar dënimin e tij me një vit burg dhe 500 mijë lekë gjobë. Nga trupi gjykues u vendos që seanca e radhës të mbahet më datë 24 mars dhe rendi i ditës do të jetë dëgjimi i palës mbrojtëse, si dhe më vonë nga gjykata do të merret dhe vendimi përfundimtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›