E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çahet toka dhe gllabëron 7 shtëpi

Banorët e Komunës Synej në
Kavajë, në panik. Shkarja
e tokës lë pa strehë shtatë
familje, ndërsa 8 shtëpi të tjera
janë të rrezikuara dhe banorët
e tyre janë evakuuar pasditen e
djeshme. Reshjet e shiut që vazhdojnë
të bien në zonën e Kavajës
e kanë përkeqësuar situatën në
fshatin Bago të Komunës Synej të
Kavajës, ndërsa kanë favorizuar
rrëshqitjet e dheut në tokën kodrinore
ku ishin ndërtuar shtëpitë
1-3 katëshe. Përpos reshjeve, të
dëmtuarit besojnë se dhe tërmeti
i rënë pak ditë më parë në këtë
zonë ka shkaktuar shkëputje të shtresave
nëntokësore dhe lëvizje të
tyre. Me të ndjerë krisjen e mureve,
që është fi ksuar rreth orës 03.00 të
mëngjesit, njerëzit kanë nxituar të
dalin jashtë shtëpive dhe të shpëtojnë
kokat. Në orët në vazhdim,
toka është hapur para syve të tyre
duke gllabëruar shtëpitë, orenditë
e tyre, po dhe një pjesë të gjësë
së gjallë që nuk kanë mundur ta
shpëtojnë. Dëmet materiale janë
konsideruar të pallogaritshme,
ndërsa prefekti i Kavajës, Bardhyl
Rexha, e ka vlerësuar ngjarjen si
një fatkeqësi natyrore që kërkon
angazhim të menjëhershëm. Ashtu
siç ishte parashikuar mëngjesin e
djeshëm, gjatë orëve në vazhdim
rrezja e rrëshqitjeve ka tentuar
të zgjerohet duke rrezikuar dhe
shtëpitë e tjera rreth e rrotull.
Familjet e shtëpive të dëmtuara
janë strehuar te të afërmit e tyre.
Të njëjtin fat kanë pasur dhe
familjarët e 8 shtëpive të tjera në
rrezik shembjeje. Banorët shprehen
se nuk kanë pasur asnjëherë
më parë probleme me rrëshqitjen
e dherave, ndonëse reshjet e shiut
nuk kanë munguar. Kjo u ka përforcuar
atyre bindjen se tragjedia
që u ndodhi është pasojë e tërmetit
të rënë tri ditë më parë në rrethin
e tyre. Dje familjet e dëmtuara
janë vizituar në kohë të ndryshme,
nga kreu i LSI-së, Ilir Meta,
si dhe nënkryetari i PD-së, Astrit
Patozi. Në takimin me ta, Meta
u shprehu solidaritet banorëve
dhe autoriteteve për ta kaluar
këtë fatkeqësi. Ai tha se duhet të
merren masa për të parandaluar
fatkeqësi të kësaj natyre, ndërsa
theksoi se në bazë të ligjit duhet
të rikuperohen të gjitha dëmet
materiale të banorëve të dëmtuar
në një kohë sa më të shpejtë.
Ndërkaq, Patozi falënderoi autoritetet
që ndihmuan në mënyrë të
menjëhershme familjet e pastreha.
"Mbështetja duhet të vazhdojë
edhe pas fazës së emergjencës",
tha ai. Ndërkohë, situata e panikut
mes fshatarëve është e pranishme.
Edhe të tjera familje, më larg vendit
të ngjarjes, janë në ankth për atë që
mund t‘u ndodhë nëse rrëshqitjet
e dheut vazhdojnë, të favorizuara
nga reshjet që nuk kanë pushuar
pothuajse gjatë të gjithë 24 orëshit
të kaluar. Toka në fakt në këtë zonë
bëhet e ditur se është ranore dhe
prandaj priten edhe shembje të
tjera në krahun e djathtë. Sipas të
dhënave, Komuna Synej numëron
12 mijë banorë dhe fshati ku ka
ndodhur ngjarja konsiderohet
i madh, pasi ka 1 mijë banorë.
Banorë të shtëpive trekatëshe po
evakuojnë çfarë munden, pasi po
ndiejnë rrezikun. Para tri ditëve
ata e vunë re se toka po krisej,
po për këtë ia vunë fajin tërmetit
dhe për fat kanë dalë nga shtëpia
për të parë se çfarë do ndodhte
dhe ky ka qenë fati i tyre, pasi ata
dolën menjëherë sapo panë se po
ndodhte zhvendosja e dy shtëpive
dhe nuk i ka zënë brenda. Ekspertë
të gjeologjisë do të vijnë menjëherë
nga Tirana për të bërë një ekspertizë
të tokës për të zbuluar se si do
t‘u vejë halli banorëve të shtëpive
më lart zonës", th

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›