Ministri Basha takon përfaqësuesin e PNUD
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm të qeverisë shqiptare dhe UNDP-së, veçanërisht nëpërmjet projekteve të ndryshme për zhvillim që janë ndërmarrë në kuadër të programit pilot "Një OKB". Sipas zyrës së shtypit pranë kësaj ministrie, Basha ka informuar zëvendëssekretarin e përgjithshëm të OKB-së dhe administrator në detyrë i UNDP-së, për reformat e gjithanshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare. Programi "Një OKB", sipas ministrit të Jashtëm, përputhet më së miri me objektivat e reformave të qeverisë shqiptare, duke përfshirë edhe disa fusha të rëndësishme si mbështetja e prioriteteve të integrimit evropian të vendit, çështjet e barazisë gjinore, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, mirëqeverisjen, mbrojtjen e mjedisit etj.