E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien Inter e Real Madrid

• Ndeshjet e para të 1/16 të Ligës së Kampioneve të luajtura kanë rezervuar surpriza.Kështu, Roma ka mundur me rezultatin 2-1 favoritët e Realit të Madridit, në një ndeshje mjaft emocionuese. Spanjollët kaluan të parët në avantazh, por italianët përmbysën gjithçka, duke shkuar më të qetë drejt ndeshjes së kthimit. Liverpuli ka lënë pas krizën, duke thyer 2-0 me Interin, që luajti për 60 minuta me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Materacit. Skuadra e Benitezit shënoi dy herë në 5 minutat e fundit të takimit. Në Greqi, sfida midis Olimpiakosit dhe Çelsit është mbyllur në barazim pa gola. Gjermanëve të Shalkes u ka mjaftuar një gol i Kuranjit në minutën e 4-t për të fituar 1-0 ndaj Portos. Sot do të luhen takimet e tjera të këtij turi.Liga e Kampioneve Dje AS Roma - Real Madrid         2 - 124’ Pizarro, 58’ Mansini/8’ Raul Liverpul - Inter             2 - 085’ Kuyt, 90’ Xherard Olimpiakos – Çelsi        0 - 0 Shalke - FC Porto        1 - 04’ Kuranji SotArsenal - AC Milan         20:45Seltik - Barcelona         20:45Fenerbahçe – Sevilja     20:45 Lion – Mançester U.         20:45

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›