E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembja e mbikalimit te “Zogu i Zi”, pushohet padia ndaj Ndërtimores

• TIRANE – Pushohet padia e firmës “Euroteorema” ndaj Policisë Ndërtimore për kundërshtimin e ndërtimit të mbikalimit të “Zogut të Zi” në Tiranë.Gjykata e kryeqytetit vendosi në këtë mënyrë, pasi firma me seli në Peqin nuk mori njoftim as seancën e fundit për rivënien në lëvizje të padisë së pezulluar që nga fillimi i vitit 2006. Tashmë, pasi kanë kaluar plot dy vjet nga shembja e ndërtimit dhe vendin e tij e ka zënë një shatërvan, gjykata rihapi padinë e firmës ndërtuese kundër Policisë Ndërtimore, të cilës i kërkohej të mos ndërhynte pa marrë formë të prerë vendimi i çështjes midis Bashkisë së kryeqytetit, financuesve të ndërtimit me KRRTRSH-së. Rreth dy muaj pas shembjes së mbikalimit në të cilin ishin investuar rreth 1.1 milionë euro, Apeli i Tiranës rrëzoi si të padrejtë vendimin e KRRTRSH-së për shkatërrimin e objektit. Pas kësaj firmës zbatuese i lindi e drejta për të kërkuar vazhdimin e punimeve dhe në pamundësi për këtë, përfitimin sipas kontratës së fitimit. Pas rihapjes dje të procesit pritet që në seancat e ardhshme palët të paraqesin provat.                            f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›