E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mavraj-Hetemaj-Kuqi: Duam Kosovën

• Mërgim Mavraj ka thënë se dëshiron që të luajë me Kombëtaren e Kosovës në të ardhmen.Mbrojtësi që u pajis me pasaportë shqiptare dhe që ishte një pretendent për të luajtur me Kombëtaren, ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur me Kosovën. “Dua të luaj për Kosovën, por nuk kam marrë asnjë ftesë prej tyre”, ka bërë të ditur Mavraj për “Panorama”. Ndërkaq edhe dy kosovarët Shefki Kuqi e Përparim Hetemaj që luajnë me Kombëtaren e Finlandës kanë thënë se duan që të luajnë për Kosovën në të ardhmen. “Unë nga e diela, kur është shpallur pavarësia, jam pjesë e përfaqësueses së Kosovës”, ka deklaruar Hetemaj për “Koha Ditore”. 21-vjeçari ka theksuar se ka ardhur koha që të gjithë futbollistët kosovarë që luajnë me përfaqësueset e tjera t’i kthehen Kosovës. “Edhe pse nuk jemi pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s, unë e ndiej veten si kurrë më parë pjesë të Kosovës”, është shprehur Hetemaj. “Ka kohë që e kam pritur këtë moment dhe jam shumë i lumtur. Besoj se mua do të më bashkohen edhe kosovarët e tjerë, si Valon Behrami e Lorik Cana. Është koha t’i dalim në ndihmë shtetit tonë dhe ta përfaqësojmë sa më mirë atë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›