E Diel, 1 Nëntor 2026

Bien kullat e puseve,rrezikohen banorët

05/04/2005  FIER - Sikur të mos mjaftonin problemet e shumta në industrinë e naftës, siç është rënia e prodhimit, çmimi i saj i lartë në treg, shkurtimi i vendeve të punës, paga e naftëtarëve dhe kushtet e punës së tyre, banorët e zonës naftëmbajtëse të Marinzës po përballen me tjetër shqetësim. Ndërsa ka filluar rënia e kullave të naftës, puse të tjerë të vjetëruar dhe të pashfrytëzuar të lënë në mëshirë të fatit. Vetëm gjatë kësaj periudhe kohe në sektorin e Marinzës, si pasojë e amortizimit, kanë rënë rreth 14 kulla nafte prodhimi, ndërsa kullat e tjera rrezikohen, sepse në dhjetëra raste, jo vetëm që janë gërryer nga errozioni kohor, por edhe nuk pajisur me tirandat përkatëse, kavot e çelikut.

E ashtuquajtura reformë në naftë, ka lënë puset pa fuqinë e tyre punëtore, ndërsa nga ana tjetër mungojnë pajisjet përkatëse, sidomos në sektorët e pompave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›