E Diel, 1 Nëntor 2026

Fostoksina shitet rrugëve të qytetit

05/04/2005  FIER - Pesticidet në Fier tregtohen së bashku me mallrat ushqimore. Tregtimi i pesticideve helmuese rrugëve të qytetit të Fierit duket se do të vazhdojë të mbetet një fenomen, që nuk do të gjejë zgjidhje. Si për ironi të fakteve të pakundërshtueshme, një pjesë e tregtarëve, që tregtojnë lëndën helmuese, i shesin këto pesticide të rrezikshme mes produkteve të tjera të konsumit. Mjaft indiferentë po tregohen para një situate të tillë edhe bluzat e bardha të shëndetsisë, të cilat edhe pse shpesh janë gati të bëjnë të ditur rreziqet vdekjeprurëse të këtyre helmeve dhe sidomos fostoksinës, nuk kanë reaguar asnjëherë seriozisht për të parandaluar tregtimin e saj në mjediset publike dhe tregjet e improvizuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›