Bien me 25% të ardhurat nga ndërtimet e reja
Sektori i ndërtimit është duke kaluar një krizë ekonomike, të cilën e pasqyron edhe te të ardhurat e bashkisë. Drejtues të kësaj të fundit deklarojnë se sektori i ndërtimit ka pësuar një rënie të theksuar të tregueseve të tij në qytetin e Fierit.
Sipas kryetarit të Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, mësohet se viti 2009 cilësohet si një vit krize për ndërtimet. Të dhënat tregojnë se rënia e gamës së ndërtimeve të reja në Fier është në kuotën e 25%. Situata e tillë është sinjalizuar në Fier dy vjet më parë, ndërsa tani është bërë më konkrete. Zeqaj i referohet 6-mujorit të parë të vitit 2009, ku të dhënat flasin për rënie të të ardhurave. Mësohet se gjatë vitit 2008 vetëm nga numri i lartë i ndërtimeve Bashkia e Fierit ka përfituar një shumë prej 1 milion eurosh, të cilat së bashku me të ardhurat e tjera kanë mundësuar investime të ndryshme që ka kryer bashkia. "Pikërisht te të ardhurat nga ndërtimet e reja shihet qartë edhe rënia e numrit të tyre. Kjo situatë do të ndikojë pa dyshim në investimet e bashkisë për këtë vit", ka thënë i shqetësuar kryetari i bashkisë. Edhe pse administratorët kanë ulur disi çmimet për metër katror të një apartamenti të ri, sërish vërehet një numër më i ulët i blerësve.