Sarande, bllokohen punimet për rrugën hyrëse
Java e re ka nisur me ndaljen e punës në rrugën hyrëse të Sarandës. Punonjës të firmës ndërtuese thanë se e bëjnë këtë në shenjë proteste, pasi pengohen nga bizneset private, ndërkohë që nga këta të fundit pretendohet se punohet me shmangie nga projekti, në dëm të tyre. Investimi për zgjerimin e rrugës hyrëse për në Sarandë, ka hasur në pengesa nga subjektet që shtrihen pranë rrugës. Drejtues të firmës sipërmarrëse dhe specialistë e punëtorë të saj, kanë ndaluar mjetet e grumbulluara në një vend dhe kanë ndërprerë punën. Përfaqësuesi i firmës ndërtuese tha se janë rreth 10 biznese që nuk binden të mblidhen brenda kufijve të përcaktuar të pronave. Situatën e ka rënduar edhe më shumë fakti që një sektor i rrugës, i zgjeruar nga firma, është mbushur sërish me baza nga privatët. Bëhet fjalë për më shumë se 200 metër kub material inert, i hedhur buzë rrugës qëllimisht për të penguar avancimin e punimeve. Por sipas bizneseve që preken nga ndërtimi i rrugës, firma ndërtuese duke u shmangur nga projekti.