E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ka frike vdekjen, dhunon varret

BERAT - Kishte frike nga varret, sepse nje dite do te perfundoje edhe vete aty, ndaj menyra me e mire per te shfryre inatin ndaj tyre ishte t'i shkaterronte ato. Historia e vecante i ndodhi nje 21-vjecari nga Ura-Vajgurore, qe dhunoi teksa po ngrohej ne ambient te hapur disa varre qe ndodheshin aty prane. I riu Alban Merkaj po ngrohej me zjarr ne afersi te banesave te fundit te njerezve te vdekur, por fikja e zjarrit duket se ishte nje motiv i mjaftueshem qe atij t'i ngriheshin nervat dhe per kete te "hakmerrej" me varret aty prane. Gjate aktit shkaterrues qe ndodhi mbremjen e se martes, 21-vjecari Merkaj, banues ne Uren Vajgurore, u denoncua ne polici prej disa personave, qe pane nga afer sesi po dhunoheshin varret e te afermve dhe fqinjeve te tyre. Policia e Beratit qe mberriti menjehere ne vendngjarje, nisi kerkimet per 21-vjecarin, i cili u fsheh nderkohe mes shkurreve te pyllit qe ndodhet afer banesave te fundit te te ndjereve. Ai u vu ne pranga pas tri oresh, teksa gjendej i fshehur ne pyllin me pisha prane Ures Vajgurore. Blute rrethuan zonen ku ndodhej i fshehur dhunuesi i varreve, duke i lene si mundesi te vetme atij dorezimin. Ne polici, Merkaj, i cili edhe me pare kishte shkallmuar varre, tha se "gjej kenaqesi kur shkaterroj varret e njerezve, pasi edhe nje dite une do te perfundoj aty, ndaj i kam inat". Kjo cuditi forcat blu te Komisariatit te Beratit, qe do te shoqerojne te riun drejt spitalit psikiatrik te Vlores per nje vizite te hollesishme. Materialet ne ngarkim te tij i kaluan prokurorise se rrethit, per vepren penale te dhunimit te varreve, parashikuar nga neni 118 i Kodit Penal. Dy vjet me pare, ky fenomen u vu re ne varrezat e qytetit te Beratit, kur nje person shkaterroi varret e komshiut ne shenje hakmarrjeje.
D. Xhelili

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›