E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bierhof: "Gjermania, favorite në Euro 2008”

Gjermania është vendi i parë i kualifikuar për finalet e ardhshme të Kampionatit Europian falë barazimit në fushën e Irlandës (0-0). Gjysmëfinaliste në Kampionatin të fundit Botëror nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klinsman, "Nationalmanschaft"-i i teknikut Johakim Lëv realizoi një fushatë të shkëlqyer kualifikuese duke u paraqitur si një nga favoritet kryesore në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental. "Ne po progresojmë pa u ndalur. Është befasuese të shikosh rrugën që kanë përshkuar lojtarët në hapësirën e tre viteve", - deklaroi Oliver Bierhof, menaxheri i përgjithshëm i Kombëtares gjermane. "Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatet e marra gjatë kualifikueseve të Kampionatit Europian. Nuk kemi humbur asnjë ndeshje dhe nuk kemi bërë vecse dy barazime. Jemi me të vërtetë shumë të kënaqur", - shtoi Bierhof. "Nëse do të vazhdojmë kështu, ne pa dyshim do të jemi favoritë në finalet e Kampionatit Europian. Gjithsesi, duhet të jemi të duruar. Përpara se të marrim më shumë zjarr, duhet parë se si do të reagojë ekipi përballë kundërshtarëve të tillë si Franca apo Italia", - tha ish-sulmuesi i Hamburgut, tashmë 39-vjecar. Ish-lojtari i Milanit është gjithashtu i kënaqur me progresin e realizuar nga disa lojtarë të vecantë: "Ne nuk e mendonim se do të piqeshin kaq shpejt. Merrni si shembull, Per Matezakerin. Kur ai debutoi me Gjermanië, ai nuk ishte më shumë se 19 ose 20 vjec. Sot, ai është bërë një mbrojtës i planit të parë, si me Kombëtaren ashtu dhe me Verder Bremen, një klub që rregullisht merr pjesë në Ligën e Kampioneve. Të njëjtën gjë mendoj edhe për Miroslav Klozen. Ai njohu një kalim të madh pas Kupës së Botës të vitit 2002 dhe është bërë ai që të gjithë e njohim", – pohoi shënuesi i golit të parë të "artë" në historinë e kampionateve europiane, të njohur ndryshe edhe si "Golden goal", në fitoren e Gjermanisë me Cekinë (2-1) në finalet e Euro 1996.
Koka e "Olit"
Me Kombëtaren gjermane, "Oli" u aktivizua në 70 ndeshje ndërkombëtare ku realizoi 37 gola. Bierhof luajti për Gjermaninë midis të tjerave në finalet e Euro 1996 dhe Euro 2000, si dhe në kampionatet botërore të viteve 1998 dhe 2002. Ndërkombëtari gjerman, i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme për të shënuar gola me kokë (është i gjatë 191 cm), gjatë 17 viteve të karrierës së tij (1983-2003) si futbollist i nëntë klubeve të ndryshme shënoi në total 188 gola në 443 ndeshje, ku 143 prej tyre i realizoi në Serinë A në Itali me fanellat e Askolit,

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›