Donin ta vononin lojën, shënojnë golin

Pas i dha fund "thatësirës" 12-vjecare pa fitore, trajneri i Luksemburgut, Gi Helers, pohoi për sitin zyrtar të UEFA-s se ai kishte pasur ndjenjën para dhjetë ditësh se pritjes së gjatë do t'i vinte fundi. Dhe kur ajo u bë realitet me fitoren kundër Bjellorusisë, ai pranoi se ishte i befasuar që ajo kishte ndodhur kaq shpejt. Fons Levek, heroi luksemburgas, në minutën e 5-të shtesë i dha fund 55 ndeshjeve pa pikë Luksemburgut me anë të golit të tij.
"Përgëzimet e mia u përkasin futbollistëve. Përvec një futbollisti, të gjithë futbollistët e tjerë janë amatorë. Unë mendoj se këtë sukses e kemi merituar", - tha Helers. "Puna jonë e fortë më në fund u shpërblye. Në minutën e fundit të pesë minutave shtesë unë dëshiroja që gjyqtari ta mbyllte sa më shpejt ndeshjen. Pastaj topi erdhi tek unë, e kalova te Daniel de Mota dhe parashikoja që ai ta vononte lojën për të fituar disa sekonda të cmuara, por ai harkoi edhe më pas erdhi dhe goli", - tha kapiteni i Luksemburgut, Sebastian Remi, pas ndeshjes në Gomel të Bjellorusisë.
"Kur unë pashë se Danieli harkoi topin, unë lëviza shpejt dhe ia mora thuajse topin nga duart portierit dhe e dërgova drejt e në rrjetë", - tha 25-vjecari Levek. Momenti magjik që po përjeton Luksemburgu është vështirë të përsëritet të mërkurën kundër udhëheqëses së grupit, Rumanisë, por të paktën kjo gjeneratë lojtarësh mund të mburret se arriti për herë të parë një fitore qysh nga viti 1995.